A do të ishte e gatshme BE të bashkëpunonte me Sali Berishën nëse ai vjen në krye të PD-së? Soreca jep përgjigjen e prerë

Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca ka lënë të hapur bashkëpunimin edhe me ish-kryeministrin Sali Berisha. Soreca u pyet nga gazetarët nëse BE do të bashkëpunonte me Berishën nëse ai vinte në krye të PD-së. Në përgjigjen e tij Soreca tha se BE është gati për bashkëpunim me këdo, në çdo rast. Diskutimi: Pyetje: Nëse vjen Berisha në krye të PD a do ketë bashkëpunim me PD? Soreca: Ne kemi bashkëpunuar me këdo dhe kurdo, jemi gati për bashkëpunim me këdo ne çdo rast.

Continue reading...

“Rama i dha kunatit të Bashës 15 milionë euro”, Hoxha plas deklaratën e papritur

Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Indrit Hoxha e sheh vettingun në politikë i hapin e parë të bashkëpunimit Rama-Basha. I ftuar në emisionin “Breaking”, Hoxha ka hedhur akuza të ashpra në adresë të Bashës, duke deklaruar se ai e ktheu PD-në në një biznes personal, ndërsa e cilësoi edhe si gjobëvënës. “Ky është kthyer në gjobëvënës. Makinën ia ka dhënë Viktoria Invest, vilat i ka tek Gon Papuli, kunati zyrat i ka tek Çet Kastrati dhe del e flet në Parlament dhe i përmend me emra dhe i shan. Siç duket Rama do i ketë vonuar këstin e radhës...

Continue reading...

Afganët e parë punësohen në Shqipëri: Duam të integrohemi

Negib, Mustafa, Abdul dhe Laili janë katër shtetasit e parë nga Afganistani që punësohen në Shqipëri. Me dëshirën dhe nevojën për t’u integruar 4 qytetarët afganë kanë gjetur punësim në një klinikë dentare në kryeqytet. Negib dhe Mustafa do të punojnë si asistentë, ndërsa Abdul dhe Laili në departamentin e shitjeve. Pavarësisht disa ngërçeve lidhur me legjislacionin, drejtuesi i kësaj klinike shprehet optimist ndërsa u ka dhënë qytetarëve afganë këtë mundësi. Me historitë që lanë pas Historitë e tyre janë të ngjashme, me gëzimin dhe trishtimin e shkrirë në një, e po kështu edhe përjetimet, sa individuale aq edhe të...

Continue reading...

Në një fshat të Maqedonisë u votua në stallën e gomerëve (VIDEO)

Rreth 90 persona të regjistruar në listën e zgjedhësve, nga një fshat i Delçevës, Nov Istevnik, në zgjedhjet e ditës së diel kanë votuar në një vend të pazakontë – në një fermë private të gomarëve. Ndërtesa ishte shkollë deri në vitin 1985, por për shkak se nuk ka pasur nxënës të mjaftueshëm, tani është një ndërtesë private e përdorur si vendvotim për zgjedhjet, pa qendra të tjera votimi. Në këtë fshat ka rreth 120 shtëpi dhe votimi u zhvillua para ndërtesës. Deri në orën 1 pasdite, kishte mbi 30 përqind pjesëmarrje në këtë vendvotim. Kanal 5 raportoi se edhe...

Continue reading...

Borrell “zbutet” ndaj Kosovës pas takimit me Blinken, mbështet aksionin e policisë në veri të Kosovës

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri Joseph Borrell ka ndryshuar qëndrim sa i përket aksionit të policisë së Kosovës në komunat veriore ku u goditën grupe kriminale të krimit të organizuar. Ai pas aksionit i kishte quajtur ato “të njëanshme dhe të pakoordinuara”, duke thënë se rrezikojnë stabilitetin. Por, krejt ndryshe ka deklaruar Borrell pas takimit që pati me Sekretarin Amerikan të Shtetit, Anthony Blinken. Në një komunikatë të përbashkët për media thuhet se e mbështesin angazhimin e Kosovës për luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar, e gjithashtu kanë dënuar dhunën ndaj civilëve,...

Continue reading...

Eskalon përplasja, Franca paralajmëron sanksione të mundshme kundër Britanisë

Franca mund të vendosë masa hakmarrëse në mosmarrëveshjen për peshkim me Britaninë e Madhe në fund të kësaj jave. Një veprim të tillë të mërkurën e paralajmëroi zëdhënësi i qeverisë franceze, Gabriel Attal, shkruan Reuters. “Po e pozicionojmë veten për të marrë masa”, tha Attal gjatë një konference për gazetarë pas një takimi të kabinetit francez. Parisi është i zemëruar nga refuzimi i Londrës për t’u dhënë leje për peshkim një pjese të peshkatarëve francezë për të peshkuar në ujërat territorialë të Britanisë dhe ka kërcënuar me masa hakmarrëse. Më herët, peshkatarët francezë kanë kërcënuar me bllokim të transportimit të...

Continue reading...

Kjo është gruaja që mund t’i jep fund karrierës politike të Vuçiqit, ajo di shumë gjëra rreth presidentit serb

Mediat rajonale këto ditë janë plot me artikuj për Dijana Hrkaloviq, një ish-zyrtare e lartë e Ministrisë së Brendshme së Serbisë, e cila u arrestua të premten si pjesë e një hetimi për fshehjen e provave të vrasjes. Ish-sekretarja shtetërore e Ministrisë së Brendshme të Serbisë iu caktua masa e paraburgimit prej 30 ditëve për shkak të “ekzistencës së rrethanave që tregojnë se duke qëndruar në arrati, ajo do të pengonte procedurën duke ndikuar te dëshmitarët”, shpjegoi Gjykata e Lartë në Beograd. Lajmi se ish-krahu i djathtë i ministrit të policisë është arrestuar është intrigues në vetvete, por 34-vjeçarja Hrkaloviq...

Continue reading...

“Unë jam me minus 900 mijë euro, sot aktualisht jam pa shtëpi”, revoltohet artisti i njohur: Ramës i kam shkruar 42 letra

Artisti i Merituar, Limoz Dizdari ka denoncuar dhe herë tjetër mënyrën se si ia ka “rrëmbyer” pushteti lokal Qendrën Rinore në Ksamil për të cilën thotë se ka investuar 900 mijë euro. Dizdari ka zbuluar se objekti është shkatërruar ndërsa tha se për këtë problematikë i ka shkruar 42 letra kryeministrit Edi Rama por ende nuk ka marrë asnjë përgjigje. Kompozitor Dizdari rrëfen se së bashku me bashkëshorten e tij ishin larguar nga Tirana drejt Ksamilit për të bërë me shumë pasion këtë investim prej 23 vitesh. “Kur vajta duhet të filloja të ulërija me atë që pashë, gjithçka ishte...

Continue reading...

Ish-kreu i PD nuk e beson dot lëvizjen e papritur brenda PD-së: Ende nuk më ka dalë zemërimi pas këtij lajmi

Ish kreu i PD dega Fier, Ibrahim Morina ka reaguar për zhvillimet e fundit në PD. Ai ka komentuar lëvizjen pasi kryedemokrati Lulzim Basha komandoi në krye të PD Agron Kapllanajn në vend të Luan Baçit, deputeti që i doli në krah ish kryeministrit Sali Berisha. Morina shkruan se Basha arriti në pikën kur barazoi demokratët e Fierit me një të dënuar në Itali, ndërsa poston edhe formularin e vetëdeklarimit të Kapllanajt. Reagimi: “EDHE KËTË E BËRË O LULZIM BASHA…?! Një lajm, në dukje periferik, qarkulloi sot nëpër portale… “Lulzim Basha komandon në krye të degës së PD-së së Fierit,...

Continue reading...

Prapaskenat! Deputeti zbulon lojën “e fshehtë” të Ramës: Ku është OFL?

Krijohet me vendim qeverie drejtoria antikorrupsion, një strukturë që do të jetë në varësi të Ministrisë së Drejtësisë dhe objekt ka pastrimin e institucioneve shtetërore nga zyrtarë të korruptuar. Deputeti demokrat Luçiano Boçi deklaroi se krijimi i kësaj agjencie është më shumë një truk i radhës i kësaj qeverie, pasi sipas tij për të luftuar korrupsionin duhet vullnet politik. “Politika me krimin ka përmasa ulëritëse në Shqipëri dhe është shtrirë dhe në administratën e lartë. Krijimi i kësaj agjencie më duket si truk i radhës i kësaj qeverie, është sipas asaj formulës kur nuk do ta zgjidhësh këtë problem ngre...

Continue reading...