Një seri tërmetesh tronditën Kretën Lindore në orën e fundit. Brenda 10 minutave janë regjistruar tre lëkundje me magnitudë 3.3 dhe menjëherë dy të tjerë, 3.9 dhe 3.1 të shkallës Rihter. Lëkundja e parë ka ndodhur në orën 20:10 (orë lokale) me shkallë 3.3 Rihter dhe epiqendra e saj ka qenë 8 kilometra në juglindje të Arkalochorit. Lëkundje e dytë prej 3.9 Rihter ndodhi dy minuta më vonë në orën 20:12 (orë lokale) me fokus dhjetë kilometra në juglindje të Arkalochorit, ndërsa në orën 20:18 (orë lokale) u regjistrua një tjetër dridhje prej 3.1 Rihter me thellësi 4 kilometra në...
Continue reading...Shqiptarët në ‘krizë’, Lindita Nikolla shijon luksin si kryeparlamentare: Blen dy makina 100 milionë lekë
Kur ende nuk janë bërë dy muaj të plota që nga krijimi i qeverisë Rama 3 dhe emërimi i Lindita Nikollës në krye të Kuvendit shqiptar, ish-ministrja e Arsimit iu është rikthyer ‘zakoneve të vjetra’. E kur themi ‘zakone të vjetra’ e kemi fjalën për tenderat abuzive për gjëra luksi që kryeparlamentarja bënte kur ishte në krye të Ministrisë së Arsimit dhe duket se po i vazhdon edhe tani që është në krye të Kuvendit. Së fundmi, Nikolla ka finalizuar tenderin për blerjen e dy makinave për vete dhe administratën e Kuvendit me vlerë 100 milionë lekë, pra nga 50...
Continue reading...Kushi zbulon sa do të rritet paga e mësuesve në vitin 2022
Ministrja e Arsimit Evis Kushi deklaroi se në vitin e dytë të mandatit të qeverisjes së socialistëve, pra në vitin 2022, pagat e mësuesve do të rriten me 6%. Ajo u shpreh se nga kjo rritje do të përfitojnë edhe punonjësit psiko-social nëpër shkolla. “Sëpari dua të ndaj me ju lajmin e mirë për mësuesit dhe mësueset në të gjithë Shqipëri. Vitin e ardhshëm pagat do të rriten me 6%. Ky është hapi i parë i premtimit tonë që brenda këtij mandati pagat e mësuesve të rriten në 40%. Pagat nuk po rriten vetëm për mësuesin por edhe për punonjësit...
Continue reading...Sali Berisha zbardh kërkesën që i ka drejtuar Sekretarit të Shtetit: Kam kërkuar shpalljen “Non Grata” të këtyre njerëzve
Nga Berati, ku po mban foltoren e parafundit, Sali Berisha deklaroi se në të shkuarën ka kërkuar shpalljen “non grata” të George Soros. “Armiku i demokracisë është George Soros. Për këto arsye unë kam kërkuar që ai të shpallet non grata nga Kongresi amerikan, që t’i ndalohet që të përfshihet në politikë jashtë SHBA. I kam shkruar Sekretarit të Shtetit që Soros është kryekorruptori i demokracive. Berisha tha se Soros është gjeni në manipulimet financiare, që tha se shkojnë në kufijtë e genocidit, sepse, sipas tij, ata që e pësojnë janë njerëzit e varfër. “Për këto arsye kam kërkuar në...
Continue reading...Berisha paralajmëron “furtunë” protestash: Nuk i keni parë ndonjëherë
Ish-kryeministri i vendit, Sali Berisha, ka paralajmëruar një valë të re protestash në vend, që sipas tij do të jenë protesta mbarëpopullore që nuk janë parë ndonjëherë në historinë e pluralizmit në Shqipëri. Berisha argumenton një sërë faktorësh që sipas tij, janë arsye të forta për çdo qytetar të dalë në protestë. “Avokatin e Bashës tani po e bën avokati i Edi Ramës, Baton Stanishiçi. Rama ka shkatërruar ekonominë kombëtare dhe tani rri e flet për satelitë. Ne do të organizojmë protestat më të mëdha që janë parë ndonjëherë në kohën e pluralizmit”, u shpreh Berisha.
Continue reading...Ambasadorja amerikane thërret në zyrë Tabakun dhe Gjonajn, Yuri Kim zbardh takimin
Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, ka zhvilluar sot një takim me drejtueset e Komisionit Parlamentar për Integrimin Europian, kryetaren Jorida Tabaku dhe nënkryetaren Etilda Gjonaj. Në një postim në “Facebook”, ambasada amerikane zbardh detaje nga takimi, ku thekson se në fokus të bisedimeve ka qenë integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Postimi i ambasadës: “Pak gjëra janë më të rëndësishme për të ardhmen e Shqipërisë sesa integrimi i saj në Europë. Ambasadorja Kim u takua më 22 tetor me drejtueset e Komisionit Parlamentar për Integrimin Europian – Kryetaren Jorida Tabaku dhe Nënkryetaren Etilda Gjonaj – për të diskutuar...
Continue reading...Rama mblodhi në Kryeministri kryebashkiakët, Voltana Ademi bën veprimin e papritur
Kryeministri Edi Rama ka mbledhur sot në Kryeministri krerët e bashkive dhe perfektët për menaxhimin dhe administrimin e mbetjeve. Në këtë mbledhje nuk kanë munguar as kritikat e shumta për keqmenaxhimin e mbetjeve dhe vend depozitimeve e mbeturinave. Në këtë takim ka rënë në sy mungesa e kryebashkiakes së Shkodrës, Voltana Ademi, e cila ka braktisur këtë takim. E pranishme ka qenë prefektja e Shkodrës, Majlinda Angoni, ndërsa kryeministri Edi Rama ka akuzuar drejtuesit e pushtetit vendor për të mos menaxhimin të situatës me mbetjet urbane. Ademi është e vetmja përfaqësuese e PD-së në bashkitë e Shqipërisë, të gjithë drejtohen...
Continue reading...Përplasje të forta në PD, Xhaferaj, Marku e Sula akuza Berishës se përdor foltoren për interesa personale
Thellohet konflikti brenda Partisë Demokratike. Një pjesë e deputetëve janë rreshtuar në krah të kryetarit, ndërsa disa në krah të ish-kryetarit dhe duket se çdo ditë që kalon vijojnë të thellohen konfliktet. Ditën e djeshme deputetët Ferdinad Xhaferaj dhe Dashnor Sula kanë reaguar mbi takimet që ish-kryeministri Sali Berisha po zhvillon në bazë, duke lëshuar shumë kritika. Xhaferaj në një studio televizive tha se foltorja po e dëmton shumë PD. Sipas tij, ajo i shërben vetëm Berishës. “Në këtë konceptim lëvizja nuk e ndihmon PD-në. Foltorja është e vendosur keq në kohë, në maj dhe në qershor, ajo do e...
Continue reading...LSI e paditi sot në SPAK, reagon ‘flakë për flakë’ Alqi Bllako dhe lëshon paralajmërimin e fortë
Ish-sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit, në kohën kur ky dikaster drejtohej nga Lefter Koka, Alqi Bllako, aktualisht deputet i Partisë Socialiste, reagon pas padisë së LSI për inceneratorin e Fierit. Bllako është shprehur se ka pasur zero rol në çdo procedurë vendimmarrëse për dhënien e koncesioneve. Deklarata e Bllakos: “Jam njohur nëpërmjet medias me padinë e tretë apo të katërt për të njëjtën çështje, e cila rihidhet në treg me qëllimin e vetëm për të prodhuar zhurmë. Pavarësisht pozicionit që kam mbajtur si Sekretar i Përgjithshëm pranë Ministrisë së Mjedisit, ligji për koncesionet dhe partneritetin publik-privat i ka...
Continue reading...Ervin Salianji bën deklaratën e fortë dhe zbulon se për sa vite nuk shkarkohet dot Lulzim Basha si kryetar i PD-së
Deputeti i PD-së, Ervin Salianji i ftuar në emisionin ‘Ditari’ komentoi amendamentet kushtetuese që kanë propozuar për ndryshim demokratët, por edhe nisën e ‘Foltores’ së ish-kryeministrit Sali Berisha për shkarkimin e Lulzim Bashës. “Ne e kemi propozuar edhe në vitin 2018 vetingun në politik, i cili u kundërshtua në atë kohë. Nëse me dekriminalizimin arritëm të largojmë disa persona, ata vendosën përfaqësuesit e tyre për deputet apo kryetar bashkie. Nisur nga ky interes publik për të larguar këta persona që nuk kanë interesin e qytetarëve, por përqendrojnë të gjitha burimet apo pasuritë në duart e pak njerëzve, ne propozojmë një...
Continue reading...




