Sekretari i Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka zbuluar emrin që që ka bërë fushatë për djalin e Aqif Rakipit, Orlandon Rakipin ne Vorë dhe që sot është krah ish-Kryeministrit Sali Berisha. Në një deklaratë për mediat Bardhi u shpreh se bëhet fjalë për ish-deputetin e Partisë Demokratike, Keltis Kruja, që sipas tij ka qenë shef i shtabit të Rakipit. Deklarata e Bardhit: “Ish-deputeti i PD, Keltis Kruja ka qenë shef i shtabit të Orlando Rakipit. E ka pas përballë Flmaur Noka në Vorë nuk e kam pasur unë. Dhe për fat të keq për herë të parë pas shumë vitesh...
Continue reading...Deputetja e PD-së i bën pyetjen provokuese ministres së Ramës, të pranishmit në komision shpërthejnë në të qeshura
Në mbledhjen e Komisionit të Punës, Çështjeve Sociale dhe Shëndetësisë nuk kanë munguar sot ironizimet në lidhje me deklaratën e ministres Krifca për ngritjen e ‘Akademisë së barinjve’. Deputetja e PD, Albana Vokshi e ka pyetur Ministren e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi, për kurikulën e Akademisë së Barinjve. Reagimi i Vokshit: “Për akademinë e barinjve, kush do e hartojë kurikulën? Në cilin nivel të KÇK-së do jenë? Po aman tani, kemi ministren, një pyetje po i bëj meqë është këtu. Kush do të jenë studentët e kësaj akademie të barinjve?”, ka pyetur Vokshi, teka të pranishmit në...
Continue reading...“Aman arrestojeni”, Kreshnik Spahiu bën deklaratën e fortë, tregon si po iu lutet amerikanëve Lulzim Basha
Ish-kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu ka komentuar zhvillimet e fundit politike. Spahiu shkruan se Lulzim Basha “po iu lëpihet” amerikanëve për të arrestuar Sali Berishën. “Imagjinoni të ishte Kryeministër Lulzim Basha, se çfarë do i bënte Berishës: BURG TË PËRJETSHËM. Ky i humbur në humnerë dhe po ju lëpihet amerikanve 24 orë: “Aman arrestojeni”. Po sikur, të kishte pak pushtet ky pusht?”, shkruan Kreshnik Spahiu.
Continue reading...Grida Duma i drejtohet me tone të ashpra Nikollës: Mbylljani mikrofonin kryeministrit
Deputetja e Partisë Demokratike Grida Duma këtë të hënë në Kuvend ka replikuar me kryeparlamentaren, Lindita Nikolla, pas fjalimit të kryeministrit Edi Rama. Sipas Dumës, kryeministri ka përdorë fjalë fyese ndaj deputetëve të opozitës, ndaj një gjë e tillë nuk duhet që të lejohet më. Ndër të tjera ajo ka kërkuar nga kryeparlamentarja që të bëjë kujdes kur të dëgjojë fjalë përçmuese dhe të ndalojë fjalimin dhe jo të sillet sikur Rama është eprori i saj. “Nëse ju do të vijoni në këtë model ta trajtoni kryeministrin si epror dhe ju si vartës do ju tërheqim vëmendje. Që tu drejtohet...
Continue reading...Berisha i akuzoi se pinë kafe 250 euro në Itali, Gjekmarkaj zbulon sa ka kushtuar në të vërtetë fatura
Deputeti i PD-së, Agron Gjekmarkaj ka folur për zhvillimet e fundit politike. Ai gjithashtu ka zbuluar qëllimin e vizitës në Itali dhe se sa ka kushtuar në të vërtetë fatura e kafesë, që e vuri në qendër të vëmendjes. “Ne ishim të ftuar nga “Konrad Adenauer” në një trajtim 4 ditor, një ditë ishim në Milano se kishim takim me përfaqësues politik dhe të biznesit, pasi përfunduam punën, shkuam në një kafe, afër diellit në Piazza Duomo. Mungesa e përvojës më shtyu që ta sqaroja, e parashikova se ishte një zotëri me të shoqen që na shikonte me një farë...
Continue reading...Yuri Kim bashkë me kongresmenët amerikanë i shkojnë në zyrë Lulzim Bashës
Pas Ramës, ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim me kongremenët amerikanë i janë drejtuar selisë blu, në një takim me kryedemokratin Lulzim Basha. Në vijim do ju sjellim edhe info më në detaje rreth këtij takimi në mes Yuri Kim dhe Bashës bashkë me kongresmenët amerikan.
Continue reading...“Lulzim Basha po largohet nga politika me turp”, Bujar Nishani del me deklaratën e fortë
Ish-Presidenti Bujar Nishani përmes një postimi në rrjetet sociale shkruan se Lulëzim Basha ‘de facto’ është i larguar jo vetëm nga drejtimi i PD-së, por edhe nga politika. Nishani shkruan se çdo politikan një ditë do largohet nga politika, por sipas tij rëndësi ka sesi largohesh dhe për çfarë do të kujtohesh. Postimi i Nishanit: “Lulzim Basha është tashmë “de facto” i larguar, jo thjesht nga drejtimi i PD, por nga politika shqiptare. Ai i shkaktoi shumë dëme asaj partie, sistemit politik në tërësi, integritetit të pluralizmit si dimension. Nga politika çdo politikan do të largohet një ditë. Rëndësi ka...
Continue reading...“Kam 2-3 orë që nuk jam i qetë”, Manjani reagon pas lajmit që dëgjoi për ambasadoren Yuri Kim
Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka dalë me një reagim ironik në rrjetet sociale në lidhje me lajmin që qarkulloi mëngjesin e sotëm, se ambasadorja Yuri Kim mund të largohet nga Shqipëria, pasi është një prej kandidateve për ambasadore e SHBA-së në Korenë e Jugut. Postimi i plotë: “Dëgjova në radio sot se Yuri Kim mund të largohet së shpejti. Thone se do ta emërojnë diku tjetër… Kam 2-3 orë që nuk jam i qetë. Jam i shqetësuar madje se si do na ikë kaq shpejt shoqja Kim!? Kush do emërohet ministre/ër propagande në vijim?! Nejse, në shkoftë udha e...
Continue reading...“Do çojmë panele diellore në stane”, ministrja Krifca ‘godet’ sërish, lëshon perlën e radhës
Ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca pas deklaratës për ngritjen e ‘Akademisë së Barinjve’, u shpreh sot se do të dërgojnë panele diellore në stane. Deklarata e Krifcës: “Që në periudhën si drejtoreshë e Azhbr jam konsultuar me bujqësori dhe ne donatorë, Gizi ka qenë një partner ne kemi filluar që në 2018 të mbështesim stanet me infrastrukturën e nevojshme dhe me panele diellore që të lehtësojmë jetën e këtyre profesionistëve në fushë e vetë dhe është një program që do të vazhdojmë ta përforcojmë pikërisht për të ruajtur traditën në fusha të tilla. Kjo nuk është vetëm e shprehur në...
Continue reading...Flet Nard Ndoka: Berisha, rasti i dytë në botë pas Mandelës, që SHBA gaboi kur e shpalli “non grata”
Nard Ndoka, ishte i ftuar në emisionin “Java në Dritare Tv”, ku është shprehur se; ish-kryeministri Berisha, mund të jetë rasti i dytë në botë, pas Nelson Mandelës, që SHBA ka gabuar kur e ka shpallur “non grata”. Sipas Ndokës, dosja e Berishës duhet të vijë të gjykohet në Shqipëri, “Unë do të doja që dosja e Berishës, të vijë këtu të gjykohet. Edhe Mandela ka qenë shpallur “non grata”. Kur Mandela fitoi lirinë dhe u zgjodh President i vendit të tij, ai udhëtonte me një leje ekstra nga Departamenti I Shtetit, për të vizituar SHBA, sepse ishte “non grata”....
Continue reading...




