Ish-kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, Fatos Klosi ka komentuar zhvillimet e fundit në Partinë Demokratike. Duke iu referuar paraljamërimit të SHBA se “nuk do të bashkëpunojnë me PD nëse në krye të ksaj force rikthehet Berisha”, ai iu ka bërë thirrje demokratëve që “t’i thërrasin mendjes”. “Ishte një rast shumë i veçantë deklarata e ambasadores së SHBA. Yuri Kim i dha një mesazh të qartë të gjithë atyre në PD: Ne nuk po bëjmë shaka. Sali Berisha nuk e mori parasysh ulti matumin e SHBA. Të tjerët në parti duhet ti thërrasin mendjes. Të mos hiqen si patriotë. Ne po...
Continue reading...Denoncimi i FORTË i Bardhit: Bandat i thërrasin njerëzit në zyrë private dhe i detyrojnë që të firmosin, Berisha s’ka gisht këtu
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka deklaruar mbrëmjen e sotme se bandat në Elbasan i thërrasin njerëzit në zyrë private dhe i detyrojnë që të firmosin, ndërsa shtoi se nuk beson që Sali Berisha të ketë gisht në këtë ngjarje. Bardhi zbuloi se dy kryetarë të grup seksioneve në këtë qytet u është bërë presion nga bandat, teksa i kanë kërkuar që të ruajë kofidenacialitetin e emrave të tyre. Bardhi: Kryetarët e grupseksioneve më kanë treguar bisedën e bërë në banesën e tij. Nuk ka demokrat në Elbasan që të pranojë presionet e bandës. Nesër ju ftoj...
Continue reading...Një letër mbërrin në zyrën e Ben Blushit, Përputhen rrezikon të mbyllet
Ngjarja e ndodhur të shtunën në Përputhen Prime, ku Alvisa dhe Hyseni janë përballur me prova inçizimesh, tradhtie, me akuza për dhunime e përndjekje ka përfshirë jo vetëm opinionin publik, por dhe shoqata të ndryshme. Advertisements Këto ditë ka reaguar organizata për mbrojtjen e grave “AWEN”. Përmes një letre të hapur dërguar televioznit Top Channel, drejtorit Ben Blushi, autores së programit Olsa Muhameti dhe AMA-s, kjo organizatë e ka vënë theksin tek fenomeni i dhunës dhe mos respektim të etikës, duke parashtuar edhe disa pika për konsultim dhe bashkëpunim. Letra e plotë e “AWEN” LETËR E HAPUR Advertisements Drejtuar: Televizionit...
Continue reading...‘S’po duroj dot më’, Alvisa nxjerr mesazhet me Hysenin
Alvisa Qarri ka qenë në vëmendje të mediave e rrjeteve sociale së fundmi pas puntatës së fundit të “Përputhen Prime”, ku deklaroi se është kërcënuar dhe dhunuar nga ish-partneri i saj, Hyseni. Jo të gjithë e besuan Alvisën, madje gjatë spektaklit iu kthyen kundër duke bërë të kundërtën e asaj që duhet të bënin në një çështje kaq delikate. Kështu që sot Alvisa ka vendosur të nxjerrë mesazhet me Hysenin, duke treguar se së shpejti do të publikojë edhe më shumë për të vërtetuar fjalët që ka thënë. Në mesazhet me Hysenin (28 maj), Alvisa i shkruan: “Fjala ime e...
Continue reading...Deputeti demokrat: Elbasani kufizohet me Italinë
Komisioni i Ligjeve diskutoi në mbledhjen e sotme buxhetin e vitit 2022 për KLP-në, por edhe problemet gjyqësore që shkaktoi vettingu në drejtësi. Dashnor Sula, deputet i zgjedhur në Elbasan u shpreh se ky qark ka shtrirjen më të madhe në Republikën e Shqipërisë, “kufizohet me Maqedoninë dhe këtej me detin me Italinë dhe ka vetëm një prokurori”. “Rezoluta e Kuvendit të Shqipërisë e vitit 2021 ka qenë kritikuese pasi ka rënë numri i dosjeve të dërguara në gjykim. Bëhet fjalë për mbi 10% krahasuar me 2020, që është një tregues mjaft negativ dhe arsyeja kryesore e kësaj është që...
Continue reading...“Mallakastra kampione,” Balluku nxjerr shifrat e punonjësve “tepër” të ujësjellësit në qarkun e Fierit
Ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku ka mbajtur ditën e sotme një takim me kryetarët e bashkive në qarkun e Fierit. Takimi vjen vetëm pak ditë pasi kryeministri Edi Rama mblodhi kryebashkiakët e vendit dhe i kritikoi për mënyrën sesi është menaxhuar sektori i ujësjellësit deri më tani. Gjatë fjalës së saj, Balluku u ndal në investimet e kryera në këtë qark, por edhe tek keqmenaxhimi i burimeve njerëzore. Ministrja zbuloi shifrat e punonjësve, që sipas saj ishin shumë herë më të larta, sesa është e nevojshme për 1000 abonentë. Mallakstra, shprehet Balluku, është kampione pasi për 1000 abonentë ka 16...
Continue reading...Ku janë firmat? Avokat Ngjela: A do ta dërgojë Basha, Berishën në SPAK?
Ish-kryeministri Sali Berisha dorëzoi mbrëmjen e djeshme në zyrën e kreut të Këshillit Kombëtar të PD-së, Edi Paloka dosjen sipas tij me 4200 formularë të delegatëve të Kuvendit Kombëtar duke kërkuar mbledhjen e këtij institucioni. Por sapo Berisha dorëzoi dosjen nisi debati për procedurën. Sekretari i përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi tha se firmat duhet të kalonin nga institucioni që ai drejton duke vendosur në dyshim vërtetësinë e tyre. Por avokat Spartak Ngjela shprehet se nëse firmat janë të falsifikuara, atëherë Lulzim Basha duhet ta dërgojë Sali Berishën në SPAK. “Berisha deklaroi se i mblodhi firmat e nevojshme për të...
Continue reading...Kujtim Gjuzi e thotë hapur: Ky do të jetë personi që do të kandidoj përballë Bashës me mbështetje të Berishës
Kryetari i Partisë Konservatore, Kujtim Gjuzi tha se Belind Këlliçi do të jetë kandidati përballë Lulzim Bashës për kreun e Partisë Demokratike, i cili sipas tij ka mbështetjen e Berishës. Gjuzi po ashtu ishte i gatshëm të futej dhe në zjarr për ish-kryeministrin Sali berisha, që sipas tij është i ndershëm. “E nxori ai, konkurrenti i Lulzim Bashës është një tirons tjetër zoti Këlliçi. Pse doni të gjitha t’i thotë ai. Ka 31 vite në krye të opozitës. Edhe personazhi që keni këtu, në momentin që ka ardhur fatura kam thënë, nëse e ke bërë Kujtim Gjuzi do të thotë...
Continue reading...Gazment Bardhi sfidon Berishën: U talle me demokratët, nëse i ke firmat po pres t’i sjellësh
Sekretari i përgjithshëm Gazment Bardhi ka replikuar sërish sot për cështjen e firmave. “Për fat të keq dhe dua të shpreh keqardhjen time, tallja me anëtarët e PD-së vijon edhe sot. PD është institucion, respekti është primar, ne nuk veprojmë në ilegalitet, nuk kemi halle për zbatimin e ligjit dhe në funksionimin tonë kemi përgjegjësinë dhe detyrimin për të zbatuar rregullat e brendshme të PD-së, statutin. Dua të konfirmoj se në PD nuk ka ardhur asnjë kërkesë për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar. Ajo që shqiptarët dhe veçanërisht mbështetësit e PD-së kanë parë ka qenë një bllok i madh, tallje me...
Continue reading...Pse nuk i dorëzuat firmat tek Gaz Bardhi? Reagon menjëherë Arben Ristani: “Cic micet” nuk duhet të marrin peshë. Ja përse nuk u dorëzuan ndryshimet
Arben Ristani, ka reaguar edhe për ndryshimet në statut duke thënë se do të ishin dorëzuar por organet e zgjedhura kanë qenë të painteresuara për të bërë ndryshimet e duhura. Ndërsa i bindur, ish deputeti tha se PD zyrtare është shumica e anëtarëve të PD. Sekretari i Përgjithshëm është përgjegjës për organizimin e partisë. Në këtë kontekst nuk duhet të shkonin firmat tek sekretari i përgjithshëm? Arben Ristani: Organizimi i Kuvendit është ndryshe dhe nuk varet nga organizimi i partisë. Për më tepër, ka 2 mënyra të mbledhjes së Kuvendit. Është një mënyrë kur e mbledhin organet drejtuese të partisë,...
Continue reading...




