Video Kuriozitete

“Cunami do godasë Dhërmiun”, pushuesit e tmerruar boshatisin plazhin (VIDEO)

Përhapja e thashethemit se një dallgë e madhe i ishte drejtuar brigjeve të Dhërmiut ka alarmuar jo pak pushuesit në Drimadhes. Kanë qenë pronarët e bizneseve ata që alarmuan pushuesit duke i thënë se një dallgë po vinte drejt tyre dhe se duhej të largoheshin nga bregu. Në videon e transmetuar nga Report Tv duken pushuesit që largohen të frikësuar nga zona e plazhit. Në fund fare, asgjë nuk ndodhi. /albeu

Continue reading...

Çmenduri, hidhet nga balona pa parashutë, shikoni si përfundon (VIDEO)

Jemi mesuar te shohim shume sporte ekstreme nga me te ndryshmet ku shpeshhere rrezikohet edhe jeta dhe risku eshte tejet i larte. Rreziku qe ky i ri ka marre persiper eshte nga me te cmendurit qe kemi pare ndonjehere pasi ai vendos te hidhet nga nje lartesi tejet e madhe pa parashute. Vetem ne momentin e fundit ate kane arritur ta arrijne parashutistet e tjere,adrenalina dhe rreziku qe ky njeri i jep vetes jane ne nivelet e cmendurise.

Continue reading...

Shikoni çfarë ndodh kur ndez 6000 fije shkrepëse njëherësh

Duket si një tortë gjigante, por nuk është e tillë. Megjithatë, le të quajmë një “tortë” me plot 6,000 fije shkrepëse. Sigurisht që vendosja e fijeve të merr orë të tëra, por ndjesia që merr kur ndizen shkrepëset është e mrekullueshme! Shikoni si merr flakë kjo “tortë” me 6000 fije shkrepëse dhe se sa e vështirë është që të fiket. A nuk është e mahnitshme?

Continue reading...

Biçikleta që theu rekordin Guiness peshon 860 kg (Video)

Jeff Peeters, është ai i cili së fundi është çertifikuar për thyerje rekordesh në Librin Guinness. Peeters, diçka të tillë mori pasi që ai ndërtoi një biçikletë përbindësh e cila peshon 860 kg, përcjellë Klan Kosova. Kjo u konfirmua edhe nga Libri i Rekordeve Guinness, si biçikleta më e rëndë në botë, e që e cila poashtu mund të shfrytëzohet për ngasje.  Për diçka të tillë Jeff shpenzoi gjashtë muaj kohë.

Continue reading...

Nëse keni humbur çelësat, veproni kështu (VIDEO)

Disa njerëz harrojnë shpejt dhe shpesh. Objekti që ndoshta humbet më shumë është ccelësi. Ai mund të jetë i zyrës, i punës i shtëpisë ose dhe i makinës. Por tani nuk keni pse shqetësoheni. Ju duhet vetëm një minutë që ta çelni drynin dhe brengat tuaja do të zgjidhen. Klikoni videon dhe do të shihni se si të hapni një dry pa pasur nevojë për çelësin. Shikoni videon mësipër për më shumë.

Continue reading...

Ja çfarë gjeti brenda vezës (Video)

Një fermer amerikan ka gjetur në fermën e tij një vezë të pazakontë dhe të cilën vendosi ta thyejë para kamerës. Përmes videos ju do të shikoni se fermeri ka gjetur vezë brenda vezës. Ai pas thyerjes së vezës, përveç të bardhës dhe të kuqes, brenda kësaj veze gjigante e gjeti edhe një vezë të plotë. /albeu.com/

Continue reading...

Shikojeni se si kjo makineri kineze ndërton urat (Video)

Një makineri e pabesueshme për ndërtimin e urave, e njohur si “Përbindëshi i Hekurt”, është duke mahnitur të gjithë me aftësinë e ndërtimit të urave. Ajo është në gjendje që të ndërtojë ura gjigante hekurudhore që dalin nga periferitë e qytetit e deri tek tokat më të shkreta. Duke filluar nga një sipërfaqe gurore me baltë, ajo është parë duke kaluar lugina të thella malore, për të ndërtuar ura, transmeton Gazeta Express.

Continue reading...