“Cunami do godasë Dhërmiun”, pushuesit e tmerruar boshatisin plazhin (VIDEO)

Përhapja e thashethemit se një dallgë e madhe i ishte drejtuar brigjeve të Dhërmiut ka alarmuar jo pak pushuesit në Drimadhes.

Kanë qenë pronarët e bizneseve ata që alarmuan pushuesit duke i thënë se një dallgë po vinte drejt tyre dhe se duhej të largoheshin nga bregu.

Në videon e transmetuar nga Report Tv duken pushuesit që largohen të frikësuar nga zona e plazhit.

Në fund fare, asgjë nuk ndodhi. /albeu