Lajme

Si ishin zgjedhjet e 25 prillit? Ambasadorja Yuri Kim jep qëndrimin e SHBA

Në një intervistë dhënë për emisionin “Opinion” ambasadorja amerikane Yuri Kim thotë se Uashingtoni i cilëson të pranueshme zgjedhjet e 25 prillit dhe e ka lënë në dorë të OSBE – ODIHR të japë një verdikt përfundimtar. “Mendoj që ODIHR, që janë vërtet ekspertët për zgjedhjet, kanë nxjerrë gjetjet e tyre fillestare dhe ne i kemi mbajtur shënim. Për shembull, ata vërejnë që zgjedhjet ishin të rregullta dhe përgëzuan autoritetet për administrimin e zgjedhjeve shumë mirë. Megjithatë, vërejtën edhe disa probleme dhe pritshmëria jonë, si SHBA, është që ato probleme do të trajtohen, por për pjesën më të madhe, siç...

Continue reading...

“Ma jep këtu” Rama i merr mikrofonin me forcë kandidatit dhe jep premtimin çfarë do të bëjë në Tropojë pas 25 Prillit

Në përfundim të fjalës së tij në Tropojë, kandidati për deputet në listën e PS në qarkun e Kukësit, Petrit Malaj bëri disa kërkesa publikisht para kryeministrit. Por në një moment, Rama ia tërhoqi mikrofonin me forcë për të bërë batutë dhe më pas bëri premtimin se pas 25 prillit, vizitën e parë si kryeministër në rast se fiton zgjedhjet, do ta bëjë në Tropojë. Petrit Malaj: Dua sepse kështu e kam filluar bisedën me kryeministrin. Dua t’i marr fjalën për 2-3 gjëra. Këtu kemi një spital që ka nevojë që nesër qeveria juaj ta rikonstruktojë. Së dyti, është një...

Continue reading...

Sondazhi! PS apo PD? Ja kush fiton bindshëm në Tiranë nëse do të mbaheshin zgjedhjet sot

Nga sondazhi i publikuar nga Instituti Piepoli në Report Tv rezulton e njëjta matje opinioni në datë 7 prill, të paktën për 3 forcat më të rëndësishme politike. Nëse sot do të votohej në Qarkun e Tiranës, për Partinë Socialiste do të votonin 49-53%, shifër kjo e përkthyer në 18-20 mandate deputetësh. Në këtë mënyrë PS do të ruante rezultatin e vitit 2017, duke pretenduar një rritje me 2 deputetë. Për Partinë Demokratike dhe Aleancën për Ndryshim do të votonin 36-40% ose 12-14 mandate. Sa i përket Lëvizjes Socialiste për Integrim LSI do të merrte 4-8% të votave, ose 1-3...

Continue reading...

Kryemadhi ‘kërcënon’ kryeministrin Rama nga Durrësi: Me 25 prill të rinjtë do ta paketojnë Edi Ramën 3D

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka zhvilluar një takim elektoral në qytetin e Durrësit, ku ndër të tjera tha se në 25 prill do t’i jepet fund tranzicionit. Teksa iu referua projekteve të qeverisë, që opozita i konsideron si 3D, Kryemadhi tha se në 25 prill të rinjtë do ta paketojnë Edi Ramën 3D dhe dot a çojnë para gjykimit qytetar. Deklarata e Kryemadhit: “Unë jam e bindur se në 25 prill do t’i japim fund tranzicionit të kalbur duke votuar LSI. Ju besoni tek LSI, ju sot keni ardhur me fëmijët tuaj këtu. Familja është forca e LSI. Ne...

Continue reading...

Hapja e “Zayed” në Kukës, reagon menjëherë PD-ja dhe gjen ‘të metën’

Partia Demokratike ka reaguar pak minuta pas uljes së avionit të parë në pistën e aeroportit të ri të Kukësit. Përmes një deklarate për mediat PD thotë se hapja e aeroportit të Kukësit për fluturime ndërkombëtare është një tjetër premtim i pambajtur i Edi Ramës pasi aeroporti s’ka certifikata sigurie. Deklarata e Partisë Demokratike: “Hapja e aeroportit të Kukësit për fluturime ndërkombëtare, premtim tjetër i pambajtur i Edi Ramës. Ulja e një avioni të Air Albania në Kukës s’u bë nga Londra, siç premtoi Rama, por nga Rinasi, sepse aeroporti s’ka certifikata sigurie. Me Ramën në krye të qeverisë, fluturimet...

Continue reading...

LSI merr goditjen e rëndë në qarkun e Elbasanit, Taulant Balla jep lajmin e papritur

Në prag të zgjedhjeve të 25 Prillit Lëvizja Socialiste për Integrim ka marë një goditje të rëndë në Qarkun e Elbasanit. Prej disa ditësh Kryetari i LSI në Cërrik Astrit Xhelili dhe ai i Belshit Zenun Bullari janë larguar nga radhët e LSI dhe i janë bashkuar Partisë Socialiste. Në fjalën e tij në një takim në Cërrik, Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste Taulant Balla falenderoi Astrit Xhelilin dhe Zenun Bullarin për vendimin e tyre për tu larguar nga LSI dhe që ju bashkuan Partisë Socialiste. Deklarata e Ballës: “Dua të falenderoj Astrit Xhelilin, i cili është këtu bashkë me...

Continue reading...

Si asnjëherë më parë, kryeministri Rama sheh filxhan ‘live’, hedh kunja për Monika Kryemadhin

Kryeministri Edi Rama në emisionin “Klanifornia” është përballur me fallxhoren e njohur me emrin Lushi, e cila i ka parë edhe fatin në filxhan. Sapo e ka parë, Rama e ka pyetur “si e ke kryetaren e shoqatës”, duke e sqaruar më pas se e kishte fjalën për kryetaren e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi. Ndërsa më pas ka dëgjuar me ëndje parashikimin e fatit për të.

Continue reading...

A do të jetë Edi Rama sërish Kryeministër? Ambasadori italian del me përgjigjen e padiskutueshme

Fabrizio Bucci, ambasadori italian në Shqipëri dha sot një intervistë nga qyteti i Elbasanit nga ku po ndjek zhvillimet e fushatës elektorale. Ai foli për rëndësinë e zgjedhjeve në Shqipëri dhe sa e rëndësishme është transparenca, liria e votës dhe jo ajo e dhunës. I pyetur nëse mendon se Rama do të zgjidhet sërish kryeministër ai dha një përgjigje të prerë dhe mjaft diplomatike. Fabrizio theksoi se kjo gjë i përket shqiptarëve, është një zgjedhje shumë shumë e rëndësishme por nëse populli mendon se ai ka bërë një punë të mirë përgjatë këtyre viteve atëherë sigurisht që shqiptarët do të...

Continue reading...

Lulzim Basha përballet me incidentin e papritur, Romeo Kara publikon videon që po ‘thyen’ rrjetin (VIDEO)

Kreu i PD-së, Lulzim Basha u përball dje me një situatë të sikletshme. Teksa po zbrisnin poshtë pallatit njëri nga qytetarët i vë dorën sipër kokës që ta mbronte të mos goditej me murin e ulët. Por pasi ai bëri këtë veprim, njëri nga badigardët i është kundërvënë qytetarit. “Mos e prek me dorë”, i është drejtuar badigardi militantit të PD-së. Pikërisht kjo video që po shpërndahet me shpejtësi është publikuar në rrjetet sociale edhe nga juristi Romeo Kara, i cili shkruan me ironi: “U nis per ti ulur koken por e palosi…” Video:

Continue reading...