Hapja e “Zayed” në Kukës, reagon menjëherë PD-ja dhe gjen ‘të metën’

Partia Demokratike ka reaguar pak minuta pas uljes së avionit të parë në pistën e aeroportit të ri të Kukësit. Përmes një deklarate për mediat PD thotë se hapja e aeroportit të Kukësit për fluturime ndërkombëtare është një tjetër premtim i pambajtur i Edi Ramës pasi aeroporti s’ka certifikata sigurie.

Deklarata e Partisë Demokratike:

“Hapja e aeroportit të Kukësit për fluturime ndërkombëtare, premtim tjetër i pambajtur i Edi Ramës. Ulja e një avioni të Air Albania në Kukës s’u bë nga Londra, siç premtoi Rama, por nga Rinasi, sepse aeroporti s’ka certifikata sigurie.

Me Ramën në krye të qeverisë, fluturimet ndërkombëtare në Aeroportin e Kukësit janë si hapja e negociatave me BE: Ato nuk ekzistojnë. Ky është eksperimenti i fundit që Rama bën me shqiptarët. Kryeministri më i dështuar dhe më i paaftë në historinë e vendit do të largohet në 25 prill nga shqiptarët që duan ndryshim!”, shkruan PD.