A do të jetë Edi Rama sërish Kryeministër? Ambasadori italian del me përgjigjen e padiskutueshme

Fabrizio Bucci, ambasadori italian në Shqipëri dha sot një intervistë nga qyteti i Elbasanit nga ku po ndjek zhvillimet e fushatës elektorale.

Ai foli për rëndësinë e zgjedhjeve në Shqipëri dhe sa e rëndësishme është transparenca, liria e votës dhe jo ajo e dhunës. I pyetur nëse mendon se Rama do të zgjidhet sërish kryeministër ai dha një përgjigje të prerë dhe mjaft diplomatike.

Fabrizio theksoi se kjo gjë i përket shqiptarëve, është një zgjedhje shumë shumë e rëndësishme por nëse populli mendon se ai ka bërë një punë të mirë përgjatë këtyre viteve atëherë sigurisht që shqiptarët do të votojnë.