SHBA e fundosi familjarisht: Reagon për herë të parë Arta Dade dhe bën deklaratën e fortë për Sali Berishën

Politikania Arta Dade ka komentuar shpalljen ‘non grata’ të ish-kryeministrit Sali Berisha. Dade tha se PD duhet të ishte distancuar nga Berisha, ndërkohë që shtoi se nëse PD vazhdon të mbahet tek Berisha është e dështuar.

“PD duhet të ishte distancuar nga Berisha dhe nuk duhet ta mbajë kokë pas. Problemi është që edhe ata që garuan për kandidatë mes të tjerash mbaheshin edhe tek Berisha.

Nëse ende do vazhdojnë të mbahen tek Berisha për mua janë të dështuar. Edhe në këto zgjedhje Berisha ka qenë aseti më i mirë i Edi Ramës për ti thënë njerëzve ose do më zgjidhni mua ose Berishën sepse ai është ende aty. Vetë një politikan që mendon për vendin apo për forcën që ka drejtuar duhet të ishte larguar.

Fatos Nano po të bëjmë një paralelizëm është larguar dhe nuk është kthyer më, iku nga politika që 53 vjeç. Kur lexova lajmin për shpalljen non grata nuk u entuziasmova sepse kam pritur që PS dhe Edi Rama të përgatiste dosje për Berishën dhe ta çonte në prokurori.

Argumenti se ka qenë një drejtësi e korruptuar dhe ne për këtë arsye nuk e kemi çuar nuk ka baza për arsye se një qeveri që vjen për të luftuar korrupsionin duhej ta përgatiste. Kështu që është mirë që çështjet e rëndësishme ti zgjidhim vetë dhe jo gjithmonë të huajt”, tha Dade për MCN Tv.