Sezoni i verës, një Red-Bull kushton 8 euro në Himarë (FOTO)

Aktivisti shqiptar, Kreshnik Spahiu, me anë të një postimi në Facebook ka reaguar në lidhje me “fryrjen” e çmimeve në Shqipëri në sezonin veror.

Spahiu ka shpërndarë një foto të një kuponit fiskal ku shihet se një redbull i ka kushtuar 8 euro, apo ma saktësisht 1 mijë lekë. Ky rast mendohet se ka ndodhur në Himarë.

Ndryshe, gjatë kësaj sezone verore ka pasur disa raportime të ndryshme për çmimet e “fryera” ne Shqipëri.