A do ta dekretojë Ilir Meta, Ramën si kryeministër? Këshilltari i presidentit jep përgjigjen e prerë

Këshilltari ligjor i presidentit, Bledar Dervishaj i është përgjigjur pyetjes së moderatores Sidorela Gjoni nëse presidenti do të bëhej pengesë për dekretimin e Ramës dhe të ministrave.

“Këto janë pikëpyetje pa baza, presidenti i di shumë mirë detyrat kushtetusee, i ka të mirëpërcaktuar ato dhe i ka përmendur edhe Gjykata Kushtetuese në rastin Cakaj dhe Lleshaj, e kështu nuk më duket një reagim me vend. Presidenti do të ushtrojë detyrat e tij kushtetuese në mënyrat më të mirat e mundshme, kemi një procedurë për shkarkimin, kemi një Parlament të përfunduar do të mbyllet Kuvendi i ri për të filluar legjislaturën. Duhet të tregojë frymë bashkëpunimi dhe luajaliteti, sipas vendimit të GJK, nëse kjo do të ekzistojë, fryma, dhe nuk ka pse të krijohen kriza”, – tha Dervishaj.