Lajme

A do të jetë Edi Rama sërish Kryeministër? Ambasadori italian del me përgjigjen e padiskutueshme

Fabrizio Bucci, ambasadori italian në Shqipëri dha sot një intervistë nga qyteti i Elbasanit nga ku po ndjek zhvillimet e fushatës elektorale. Ai foli për rëndësinë e zgjedhjeve në Shqipëri dhe sa e rëndësishme është transparenca, liria e votës dhe jo ajo e dhunës. I pyetur nëse mendon se Rama do të zgjidhet sërish kryeministër ai dha një përgjigje të prerë dhe mjaft diplomatike. Fabrizio theksoi se kjo gjë i përket shqiptarëve, është një zgjedhje shumë shumë e rëndësishme por nëse populli mendon se ai ka bërë një punë të mirë përgjatë këtyre viteve atëherë sigurisht që shqiptarët do të...

Continue reading...

Lulzim Basha përballet me incidentin e papritur, Romeo Kara publikon videon që po ‘thyen’ rrjetin (VIDEO)

Kreu i PD-së, Lulzim Basha u përball dje me një situatë të sikletshme. Teksa po zbrisnin poshtë pallatit njëri nga qytetarët i vë dorën sipër kokës që ta mbronte të mos goditej me murin e ulët. Por pasi ai bëri këtë veprim, njëri nga badigardët i është kundërvënë qytetarit. “Mos e prek me dorë”, i është drejtuar badigardi militantit të PD-së. Pikërisht kjo video që po shpërndahet me shpejtësi është publikuar në rrjetet sociale edhe nga juristi Romeo Kara, i cili shkruan me ironi: “U nis per ti ulur koken por e palosi…” Video:

Continue reading...

“Jam i bekuar që jam bashkëshorti i Lindës”, kryeministri Rama flet hapur dhe tregon luftën që bën çdo ditë me veten e vet

Kryeministri Edi Rama u shpreh mbrëmjen e djeshme se nuk do të lejojë që politika të ndryshoje karakterin e tij dhe se ndihet me shumë fat që ka përkrah një bashkëshorte si Linda. Komenti i Ramës: “Unë kur kam hyrë në këtë rrugë, jam betuar se do të dal si Edi Rama, jo si dikush që nuk e njoh më se kush është. Kam thënë vetes që në këtë rrugë, shqiptarëve unë do t’u ofroj veten, kështu siç jam, nuk do të bëhem dikush tjetër që të më pëlqejnë. Dua të vesh çitjane, do të vesh çitjane, dua të vesh...

Continue reading...

“Përgatitu më mirë kur të ftosh kryeministrin”, Edi Rama i kthehet ashpër gazetares së njohur në mes të emisionit

Kryeministri Edi Rama i ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin ‘Zgjedhje 2021’ u përplas disa herë me gazetaren Pranvera Borakaj. Teksa gazetarja e pyet nëse ndihet i lodhur, Rama i tha se ajo duhej të përgatitej më mirë për intervistën. Gazetarja Borakaj është shprehur se ajo nuk bie në granckën e tij. Pjesë nga biseda: Pranvera Borakaj: Suksese në garë! Jeni lodhur? Edi Rama: Të të them të drejtën, duhet të përgatitesh më mirë kur fton kryeministrin. Pranvera Borakaj: Nëse të jam dukur unë e papërgatitur, nuk e di çfarë mund të mendosh në studio të tjera. Edi Rama: Nejse,...

Continue reading...

Mediu hedh akuza qeverisë: Rama ka shkatërruar në këta 8 vjet ekonominë e vendit, paratë e taksapaguesve shkojnë në duart e tij

Kandidati me numrin 7 i “Aleancës për Ndryshim”, Fatmir Mediu ka akuzuar qeverinë se në këto 8 vite ka shkatërruar ekonominë e vendit. Ditën e djeshme ai zhvilloi disa takime me banorë të Paskuqanit dhe zonës së Bulevardit të Ri, në Tiranë nga ku kërkoi mbështetjen e tij për nr. 7 dhe për koalicionin “PD-AN”. Mediu, akuzoi Ramën se ka shkatërruar në këto 8 vjet çdo mundësi për të zhvilluar ekonominë e vendit. “25 prilli është një moment reflektimi dhe vlerësimi i përbashkët për t`u dhënë fund klaneve korruptive, ku paratë e taksapaguesve shqiptarë shkojnë në duart e Edi Ramës...

Continue reading...

Ilir Meta nuk heq dorë nga skenarët rusë, pas dështimit me Rinasin tenton destabilizim gjatë zgjedhjeve

Presidenti Ilir Meta nuk ka ndërmend të tërhiqet nga skenarët rusë të destabilizimit. Zgjedhjet e 25 prillit do të përcaktojnë fatin e LSI dhe presidenti duket i vendosur për të mos lejuar zhbërjen e saj. Për këtë arsye Meta po jep sinjale se më 25 prill, por pas kësaj date, do të kemi një situatë aspak të qetë, sidomos në qytetin e Vlorës. Pak ditë më parë Meta tentoi destabilizim përmes bllokimit të aeroportit të Rinasit. Të gjitha faktet tregojnë se ishte një skenar i mirëmenduar, ndërsa dyshimet e vendeve partnere janë se kjo u bë për qëllim të interesave...

Continue reading...

Ministri Klosi ‘rebelohet’ para Ramës në Berat: Po jap një premtim pa lejen e kryeministrit

Ministri i Mjedisit dhe Turizimit, Blendi Klosi është “rebeluar” para kryeministrit Edi Rama gjatë një aktiviteti politik në qytetin e Beratit. Klosi u shpreh se do të bënte një premtim pa lejen e kreut të qeverisë. Deklarata e Klosit: “Po jap një premtim pa lejen e kryeministrit. Të 5 mandatet do të jemi bashkë për të kthyer më shumë sytë nga zona rurale. Fshati ka nevojë për investime dhe do të marrë shumë,”-tha Klosi.

Continue reading...

Spartak Braho i nxjerr të palarat Ilir Metës: Mund të krijojë vetëm çeta vagabondësh, ja çfarë më tha kur bëri koalicion me Berishën

Kandidati për deputeti i Partisë Socialiste në qarkun e Beratit, Spartak Braho ka dhënë një mesazh të fortë sot nga Skrapari. Ish-deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, tha që “nuk do lë asnjë zgjedhës të votojë për LSI-në e Monikës, do ta tresim fare”. Braho kërkoi vota për Partinë Socialiste dhe ndërkohë akuzoi edhe kreun e shtetit se “përçapet sot tutje tëhu duke menduar se i ka ardhur koha që të rrezikojë rëndë interesat kombëtare”. “T’ja japim mundësinë prapë të majtës, PS të qeverisë dhe katër vjet të tjera, përsëri Edi Rama. Më vjen keq ta them por na është...

Continue reading...

Situata në Rinas, Artan Hoxha: Po luan me zjarrin dhe shtetin që vdes të duket klonim i Erdoganit

Me anë të një statusi në rrjetet sociale, gazetari Artan Hoxha ka komentuar situatën e krijuar në Aeroportin e Rinasit ku pas një bojkoti nga ana e kontrollorëve, qeveria mori masa për rinisjen e fluturimeve duke i zëvendësuar ata me kontrollorë nga Turqia. Hoxha citon një shprehje popullore ku thotë se nuk duhet luajtur me zjarrin, ujin dhe me shtetin, ndërsa shton se nuk duhet luajtur veçanërisht me shtetin tonë që vdes të duket klonim i Erdoganit. Deklarata e Hoxhës: “Populli yne i rrahur me vaj dhe me uthull thote: “Mos luaj me zjarrin, me ujin dhe me shtetin”… Sidomos...

Continue reading...