Aktivisti shqiptar, Kreshnik Spahiu, me anë të një postimi në Facebook ka reaguar në lidhje me “fryrjen” e çmimeve në Shqipëri në sezonin veror. Spahiu ka shpërndarë një foto të një kuponit fiskal ku shihet se një redbull i ka kushtuar 8 euro, apo ma saktësisht 1 mijë lekë. Ky rast mendohet se ka ndodhur në Himarë. Ndryshe, gjatë kësaj sezone verore ka pasur disa raportime të ndryshme për çmimet e “fryera” ne Shqipëri.
Continue reading...Lajme
Rama bën snobin në Athinë: Jam kryeministri më i mirë në botë mes piktorëve. Shqipëria hyn në BE kur presidencën ta ketë Turqia
Kryeministri Edi Rama ishte i ftuar në edicionin e 23-të “Symi Symposium”, organizuar e drejtuar nga ish-kryeministri i Greqisë George Papandreou. Në fjalën e tij shefi i qeverisë shqiptare nuk i kurseu batuat dhe ironitë për BE, përsa i përket proçesit të integrimit. Rama tregoi edhe një shaka që qarkullon korridoreve të BE-së, ku thuhet se Shqipëria do të hyjë në union vetëm kur Turqia të ketë Presidencën dhe e anasjellta. “Faleminderit që më dhe mundësinë që të përmendem për atë që jam, jam kryeministri më i mirë mes piktorëve dhe piktori më i mirë mes kryeministrave, këtu jam i...
Continue reading...Valon Syla i përgjigjet ashpër mërgimtares: Boll keni la sholje e nevojtore të WC-së atje, pushoni tash
Sot një mërgimtare i ka dërguar një mesazh gazetarit, Valon Syla. Në një lidhje direkte në emisionin “Gjesi Summer”, kjo grua nga Zvicra që ka ardhur në pushime në Kosovë, ka thënë se ka dëshirë që t’ia dërgojë një mesazh Sylës. “Qatij Valon Sylës një përshëndetje të madhe, të marroftë Allahu, me kanë si ti në shole të WC bi edhe ia lëshoj ujin, për gërrnaçat që po thotë”, ka thënë ajo. E që këtij mesazhi i është kundërpërgjigjur gazetari Valon Syla, duke i thënë pushoni, kënaquni edhe mësoni not se keni me shku në deti, po ju nxë ndonjë...
Continue reading...Haradinaj për takimin Biden – Merkel: Do ta përshpejtojnë njohjen reciproke Kosovë – Serbi
Presidenti amerikan Joe Biden, do të mirëpresë sot në takim në Shtëpinë e Bardhë kancelaren gjermane, Angela Merkel. Kreu i AAK-së Ramush Haradinaj ka përshëndetur këtë takim, duke u shprehur se ka bindjen se dyshja, liderë të botës së lirë, do të përshpejtojnë arritjen e marrëveshjes për njohje reciproke mes Kosovës dhe Serbisë. “Takimi mes Bidenit dhe Merkelit është i mirëpritur dhe i nevojshëm për të adresuar të gjitha çështjet e hapura në Ballkan. Qëndroj i bindur se udhëheqësit e botës së lirë do të bien dakord për përshpejtimin e arritjes së marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë për njohjen reciproke”,...
Continue reading...Përmbytje masive në Gjermani, 42 viktima dhe dhjetëra të tjerë rezultojnë të zhdukur
Në një rrënojë të madhe është shndërruar qyteza gjermane Shuld, që vuan pasojat më të rënda të një stuhie të tërbuar me reshje të dendura shiu që goditi natën e kaluar rajonet perëndimore të Gjermanisë. Vala e motit të keq preku 2 rajonet perëndimore të Rajnland Pfalcit dhe Rinit Verior e Vestfalisë, me një bilanc viktimash që po rritet çdo orë dhe që për momentin shënon 42 të vdekur, por që pritet të rritet pasi deri më tani përllogariten rreth 60 të zhdukur. Shirat e rrëmbyer shkaktuan fryrjen e menjëhershme të lumenjve, që dolën nga shtrati duke marrë përpara automjete...
Continue reading...Politikani serb, thirrje për serbët e tij: Mos shkoni për pushime në Shqipëri
Udhëheqësi i Serbisë së Bashkuar, Dragan Markoviq, Palma, u bëri thirrje qytetarëve serbë të mos shkojnë për pushime verore në Shqipëri. Markoviq ka thënë se është e pakuptueshme për të që dikush mund të shkonte në det në një vend i cili, siç tha ai, “ua përkujton atë që shqiptarët ua bënë serbëve”. “Nuk mund ta kuptoj dikë që thotë: “Jam mirë në Shqipëri”. Ne nuk duhet ta harrojmë atë që përjetuam si në Luftën e Parë dhe të Dytë Botërore dhe në ngjarjet e fundit në Kosovë, kur u kryen mizori të tmerrshme ndaj serbëve dhe kur të gjithë...
Continue reading...“1 arkë me peshk, 1 mijë € dhe 1 telefon”, zbardhen përgjimet e SPAK që arrestuan Rovena Vodan
Pas një hetimi të nisur në 2019-tën për një grup trafikantësh të lëndëve narkotike që çuan në pranga prokurorin e Kukësit Edmond Karriqi, në përgjimet e SPAK përfundoi edhe ish-zv.ministria Rovena Voda. Burime nga prokuroria bëjnë me dije për ABC se para që ka rënë në përgjime ka qenë Avokatja Majlinda Hasani e cila ushtron profesionin në Durres. Ish-zv. ministria që aktualisht qëndron nën masën e arrestit shtëpiak dyshohet se ndikoi tek funksionarë të tjerë me qëllim punësimin për kundrejt pagesës së Florida Beut. Ndërsa avokatja tjetër Majlinda Hasani që ka pasur njohje me Vodën ka luajtur rolin e ndërmjetëses...
Continue reading...Vlonjati i ofron punë Ramës: Të jap dyfishin e rrogës që merr si Kryeministër
Bizneset që operojnë në zonën e Lungomares në Vlorë kërkojnë të qëndrojnë hapur edhe pas mesnate, me këtë arsye përfaqësuesit e tyre protestuan para komisariatit të policisë. Ndërsa thonë se për kërkesën e tyre kanë lënë afat deri të dielën duke kërcënuar se do të mbyllin lokalet e tyre , përfaqësuesi i tyre i bëri një thirrje direkte kryeministrit Edi Rama për zgjidhjen e situatës, madje i ofroi dhe punë. Biznesmeni Dionis Sota iu drejtua kryeministrit Rama, si njeriu që ata kanë më shumë besim, duke thënë: Ne i bëjmë thirrje gjithashtu kryeministrit që në këto kushte ku ne mezi...
Continue reading...Rama për negociatat: Vafshin në djall, s’ka më përgatitje për dasmën e tretë
Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në edicionin e 23-të “Symi Symposium”, që po mbahet në Athinë, organizuar e drejtuar nga ish-kryeministri grek, George Papandreou dhe me pjesëmarrje personalitetesh të njohura të politikës, ekonomisë e botës akademike ndërkombëtare, mbi sfidat dhe projektet e post-pandemisë. Në fjalën e tij, Rama nuk la pa komentuar edhe procesin e mos çeljes së negociatave, pas vetos që Bullgaria i vuri Maqedonisë së Veriut. Rama tha pritshmëritë e Shqipërisë nuk mund të varen vetëm te Bashkimi Europian, ndërsa theksoi se Ballkani ka nevojë për BE-në, por aq sa BE për Ballkanin. Po ashtu Kryeministri shtoi...
Continue reading...Murrizi paralajmëron lëvizjen e fortë që mund të sjellë arrestime në nivele të larta, nxjerr në ‘skenë’ emrin e politikanit të njohur
Kreu i grupit parlamentar demokrat Myslim Murrizi tha se do të kallëzojë në SPAK edhe zyrtarë që kanë dhënë tendera në mënyrë të paligjshme duke përmendur një tender të ish-ministrit Edmond Panariti. “Tenderat lënë gjurmë dhe këta nuk shpëtojnë dot.Edmond Panariti ka bërë një tender 6.3 milionë euro për sistemin e vaditjes në kanalin e Tërbufit por nuk është vënë asnjëherë në punë pasi nuk ka ujë. Kjo qeveria e Ramës i ka dhënë një tender mbi 1 milionë euro kandidatit të Bashës. Janë bashkë. Çfarë është kjo dashuri e madhe. Kur është PD në pushtet marrin tendera këta të...
Continue reading...



