Berisha për Yuri Kim: Dakord, më ke shpallur “non grata” në vendin tënd, por hyj apo jo unë në Parlamentin e vendit tim këtë se vendos ti

Sali Berisha nga Vlora i ka kthyer përgjigje ambasadores amerikane Yuri Kim, për hyrjen e tij në parlament dhe deklarata e saj pas takimit me Lulzim Bashën.

“Ne shqiptarët jemi të parët që i detyrohemi Amerikës për sovranitetin. Shqipëria u rikthye e pavarur, siç e shpalli Ismail Qemali, falë SHBA-së. Edhe Kosova është e pavarur falë amerikanëve. Por, burrat e mëdhenj të kombit amerikan nuk do të kishin imagjinuar kurrë që një përfaqësues i tyre do të thoshte “votoni kë të doni, por ju them unë se kush hyn në Parlament”.

“Dakord, më ke shpallur “non grata” në vendin tënd, por hyj apo jo unë në Parlamentin e vendit tim, këtë e vendosin qytetarët shqiptarë. Hyrja ime në Parlament mbrojti sovranitetin dhe dinjitetin e vendit tim.”, shtoi Berisha.