Ministri serb i Mbrojtjes: I refuzoj thirrjet për deeskalim të situatës

Ministri serb i Mbrojtjes, Nebojsha Stefanoviq sot në afërsi të pikëkalimit kufitar ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Jarinjë tha se kushti për uljen e tensioneve në veri të Kosovës dhe fillimin e dialogut është tërheqja e njësive speciale të Policisë së Kosovës nga ajo pjesë. Ai, i shoqëruar nga shefi i shtabit të përgjithshëm të ushtrisë serbe, Milan Mojsiloviq dhe ambasadori rus në Beograd, Aleksandar Bocan Kharchenko, vizituan pjesën ku po qëndrojnë pjesëtarë të xhandarmërisë serbe e protestues afër kufirit. Stefanoviq tha se Serbia nuk po i ngrit tensionet, tha se janë gati për dialog, por përmendi një kusht. “Unë...