Vuçiç: Nuk pyesim Kurtin apo ndërkombëtarët për të lëshuar avionët ushtarakë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç sot ka biseduar në telefon me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, i kontaktuar nga ky i fundit. Stoltenberg, i cili bisedoi edhe me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, tha se folën për situatën shqetësuese në veri të Kosovës. Vuçiç, pas bisedës, e quajti “pushtim” prezencën e forcave speciale të Policisë së Kosovës në pikat kufitare me Serbinë, ndërsa tha se Serbia s’ka nevojë ta pyes askënd për avionët ushtarakë që përshkuan qiellin mbi pikëkalimet kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak. “Pushtimi i plotë me automjete të blinduara në veri të Kosovës, i cili po...