Ish-deputeti i PD-së plas deklaratën e fortë: Basha më tha që do bëjmë protesta, në çdo cep të Shqipërisë

Ish-deputeti i PD-së, Klevis Balliu shprehet i pakënaqur për vendimet e fundit të kryedemokratit Lulzim Basha.

Balliu u shpreh për emisionin ‘Breaking’ se më 13 qershor kur u bënë zgjedhjet në PD, votoi për Lulzim Bashën, por vendimet e tij e kanë zhgënjyer.

Deklarata e Balliut:

“Të dalë ai dhe të më thotë mua antiamerikan, këto janë budallallëqe, edhe të hidhet përpjetë Basha kjo nuk është e vërtetë.

E di si më tha mua? Që i kam duart e lidhura dhe nuk kam mundësi zgjedhje. Atëherë ti je peng, ti s’më merr dot mua në parti. Kur s’ke mundësi zgjedhje si lider, si do ja japësh të tjerëve.

Gjatë zgjedhjeve për kryetar partie, Basha më tha që do bëjmë protesta, në çdo cep të Shqipërisë. Tani thotë të presim, është bunkerizua në zyrën e tij”, tha Balliu.