Erion Braçe doli me reagimin e revoltuar, Artan Hoxha i kthehet ashpër dhe ia numëron ‘një për një’

Mbrëmjen e djeshme në ndeshjen Shqipëri-Poloni tifozët shqiptarë hodhën shishe në fushë. Për këtë akt reagoi edhe ish-zv.kryeministri Erion Braçe, i cili e quaji rrugaçëri. Mirëpo në postimin e Braçes nuk ka munguar as një reagim nga gazetari Artan Hoxha.

Postimi i Hoxhës:

“Ne problemi duhet pare diku tjeter. Me cdo stadium ne bote nuk ka shishe plastike, te pakten aty ku rasti me ka cuar te shoh furboll, nga Lisbona ne Moske, nga Stokholmi ne Stamboll, nuk shiten shishe plastike brenda stadiumit vetem gota plastike qe nuk rrezikojne askend. Por makuteria per te fituar para nga kompania qe FSHF ka lejuar te shese pije brenda stadiumit e degradoje gjendjen ne kete situate. Si i gjeten shishet plastike ne duart e titozeve ky eshte problemi zoti Braçe, pastaj merremi edhe me tifozet qe godasin me celular ose me monedha metalike ne fushe….”, shkruan Hoxha.