Lajme

Jozefina Topalli dhe deputetët e Shkodrës braktisin “foltoren” e Berishës, ish-kreu i PD shantazhon Bashën me dosje e përgjime

Ish-kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli dhe deputetët e PD në Shkodër kanë refuzuar “Foltoren” e ish-kryeministrit Sali Berisha. Ky i fundit u ndal dje në Shkodër duke mbajtur takimin e radhës për të fituar mbështetjen e bazës në luftën kundër Bashës. Përveç thirrjeve dhe ekzaltimit të turmave, ajo që ra në sy është fakti se Berisha në këtë takim nuk pati asnjë deputet apo personalitet të ri krah tij. Jozefina Topalli që pritej të shfaqej aty, nuk ishte fare e pranishme. Ndërkohë asnjë nga deputetët e PD në Shkodër nuk ndodhej në atë takim. Të pranishëm në “Foltoren”e Sali Berishës...

Continue reading...

Berisha tha se në zgjedhjet e 2001 u kap me qese duke ia dhënë vëzhguesit, vjen reagimi i parë i Fatos Klosit

Nga “Foltorja” e Shkodrës, ish-kryeministri Sali Berisha ka sulmuar ish-kreun e SHISH, Fatos Klosi, duke thënë se në 2001 një demokrat ka kapur atë duke i dorëzuar një qese të madhe një vëzhguesi për manipulim votash. Berisha vijon historinë duke thënë se e ka kërcënuar vëzhguesin se nëse hap gojën për zgjedhjet, do t’i publikonte fotot kur merrte qesen e madhe nga Klosi. Lidhur me këto akuza, ka ardhur dhe reagimi i Fatos Klosit. Ish-kreu i SHISH-it e cilësoi mashtrim. Deklarata e Klosit: “Për mua ka shpifur gjithë jetën. Ja ka fut kot, e ka bërë gjithmonë, edhe para disa...

Continue reading...

A po ndahet PD në dy pjesë? Ja si përgjigjet Ferdinand Xhaferri

Pyetjes nëse PD në dy pjesë, Ferdinand Xhaferri iu përgjigj duke thënë se nuk mund të shkohet drejt këtij skenari. Kreu i PD në Durrës tha se PD po bën maksimumin në maturinë e argumenteve për një PD të bashkuar. Sipas tij gjithnjë e më shumë po shkohet drejt argumenteve se kjo qeveri që është sot në pushtet duhet çmontuar. Deklarata e Xhaferrit: “Nuk mendoj se mund të shkohet drejt këtij skenari. Lidershipi i PD po bën maksimumin në maturinë e argumenteve për një PD të bashkuar. Mendoj se në kohën që vjen ka shumë argumente që shkojnë drejt asaj...

Continue reading...

U rreshtuan në krah të Berishës, Salianji flet për deputetët që “tradhtuan” Bashën

Deputeti demokrat Ervin Salianji ka shpërhyer ndaj kolegut të tij Edmond Spaho, i cili ditën e sotme doli kundër Bashës dhe u rreshtua në krah të Berishës. Salianji ngriti pyetjen se çfarë kërkon më shumë Spaho nga PD, pasi ka qenë deputet, nënkryetar Parlamenti, kryetar i Grupit Parlamentar dhe President i Federatës së Futbollit. Përsa i përket Oerd Bylykbashit, Salianji u shpreh se ai ka të drejtën e tij të jetë i pranishëm në organizimetr që po zhvillon PD. Deklarata e Salijanit: “Cfarë do më shumë nga PD Mondi? Ka qenë deputet, nënkryetar Parlamenti, kryetar i Grupit Parlamentar, President i...

Continue reading...

Berisha tregon si e kapi mat Fatos Klosin në vitin 2001: I thash, “O ti agjent, o ti i korruptuar”

Ish-kryeministri Sali Berisha është duke zhvilluar “Foltoren” e tij në qytetin e Shkodrës. Berisha tregoi se në vitin 2001 kishte kapur mat Fatos Klosin duke i dorëzuar një qese të madhe një vëzhguese. Deklarata e Berishës: “Në 2001 na ndodhi një gjë e tillë. Nuk është se e kishim klimën në favor. Një demokrat që duhet t’i jemi mirënjohës, kapi në një klub Fatos Klosin duke i dorëzuar një qese të madhe një vëzhguese. I çoj fjalë i them o ti agjent i Klosit o i korruptuari i Klosit po e qepe gojën ta dish mirë të gjitha këto foto...

Continue reading...

Berisha në Shkodër, zbulohet se kush janë deputetët që marrin pjesë, në takim dhe vajza e politikanes së njohur

Ish-kryeministri Sali Berisha takon sot demokratët në Shkodër. Mësohet se të pranishëm janë deputetët Flamur Noka, Gent Strazimiri, ish-deputeti Klevis Balliu, nënkryetarja e PD Shkodër Irena Shestani, Sekretari Aleksandër Marleci, ish-kryebashkiaku dhe ish-deputeti në 2017, Lorenc Luka, anëtarë të kryesisë së PD. Në takim ra në sy edhe vajza e Jozefina Topallit.

Continue reading...

Analisti i njohur në SHBA befason me deklaratën: Shqipëria nuk ka pasur kurrë të djathtë

Analisti Ilir Demalia tha se PD nuk është parti e djathtë por parti e interesaxhinjve. Ai ka përmendur se vendi ynë nuk ka pasur kurrë një parti të djathtë. Deklarata e Demalias: “Shqipëria nuk ka pasur kurrë të djathtë historikisht, me një fabrikë qeleshesh, samoresh?! Ka një konceptim të gabuar në lidhje me atë që shqiptarët e thonë që janë të djathtë. E djathta është mendim, filozofi, është ekonomi”, tha ai.

Continue reading...

“S’po largohen vetëm nga varfëria”, Arta Dade ngre shqetësimin e madh: Dramë, po ikën ‘truri’ nga Shqipëria

Ish-ministrja e Jashtme, Arta Dade teksa fliste për procesin e integrimit të Shqipërisë drejt BE-së, deklaroi se vendi ynë ka shumë punë për të bërë në këtë drejtim. Ish-ministrja socialiste shtroi pyetjen nëse; ‘a jemi gati që t’i bashkohemi Europës?’, duke shtuar se nga vendi po ikin mjekë apo dhe shtresa e mesme. Mes të tjerash ajo tha se njerëzit nuk po ikin vetëm nga varfëria. “Janë bërë tentativat për t’i zgjidhur problemet e BE, por më së pari duhet ë zgjidhim problemet tona. Duhet të përgatitemi dhe të fokusohemi. S’duhet shndërruar si garë se kush përfiton nga fondet. Janë...

Continue reading...

“Shteti i së drejtës ishte kapur peng nga korrupsioni”, Ulsi Manja del me mesazhin e fuqishëm dhe zbulon vendimin e qeverisë ‘Rama3’

I pranishëm në konferencën ‘Roli i Institucioneve Vetëqeverisëse të Drejtësisë’, ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja dha një mesazh të fortë për Reformën në Drejtësi dhe pandëshkueshmërinë. Gjatë fjalës së tij, Manja ka theksuar se reforma në drejtësi po jep frytet e para dhe qeveria është e angazhuar ta dërgojë përpara këtë reforme. “Shteti i së drejtës ishte i kapur peng nga korrupsioni. Vettingu filtroi dhe nxori nga sistemi një numër të lartë gjyqtarësh dhe prokurorësh. Reforma ishte e nevojshme dhe po jep rezultate. Ndërsa tani, le të flasim për rezultate konkrete, sepse sistemi i mëparshëm i drejtësisë promovonte padrejtësinë dhe...

Continue reading...

A do të bashkëpunojnë me Ramën? Grida Duma flet hapur dhe tregon planet e opozitës

Deputetja e PD-së, Grida Duma u shpreh mbrëmjen e djeshme në emisionin ‘Drejt’ se opozita do ta prijë reformën territoriale. Ajo tha se PD do të shtrohet në tryezë për të paraqitur argumentet se si shërbimet të shkojnë te qytetarët. “Grupi i punës për reformën territoriale është dhe z. Bylykbashi është në të. Ne do të shtrohemi në tryezë për të paraqitur argumentet se si shërbimet të shkojnë te qytetarët. Ne do ta prijmë këtë ndryshim, pra reformën territoriale, por varet sa do të heqë dorë Rama nga reforma elektorale që e shiti si territoriale. Ne do të shkojmë te...

Continue reading...