Me dy gishtat lart dhe e buzëqeshur, Floriana Garo në “Foltore”, Berisha mesazh Bashës

Ish-kryeministri Sali Berisha, mesditën e sotme zhvilloi “Foltoren” me të rinjtë në Tiranë. Lëvizjes së Berishës iu bashkua edhe kryetari i FRPD-së, Belind Këlliçi.

Lideri historik i PD-së, që tashmë kërkon që të rimarrë drejtimin e Partisë akuzoi Lulzim Bashën, për shpalljen e Zgjedhjeve të reja për drejtuesit e forumit të të rinjve dhe grave.

“Është vërs*ulur ndaj organizatës suaj dhe të grave, në një h*akmarrje të t*urpshme. Vendi i tij po të ishte burrë, duhet të ishte sot përpara jush. Këtu. Me Belindin, Rigersin, mua me një debat të hapur.

Por i kyçur në zyrën e tij dhe jep urdhra me telefon, si në kohërat më staliniste për uz*urpimin e forumit rinor dhe të grave. Nuk e lejojnë të japë dorëheqjen, por do ta heqim.

Forumi juaj ka trashëgiminë e tij. Nuk është pronë e askujt. Ato janë kompetencë e juaja, do të jeni ju që do të zhvilloni procesin dhe zgjidhni drejtuesit. Ju sugjeroj ta ftoni në një debat, mos fshihet, por të mësojë nga ju ABC e demokracisë”, u shpreh Berisha.

“Foltores” së Sali Berishës mes të tjerëve, sot iu bashkua edhe ish-zëdhënësja e PD-së gjatë fushatës, Floriana Garo.