Shqiptari i vë flakën flamurit serb: Të reagojnë të gjithë shqiptarët

Një incident ka ndodhur sot në qytetin e Fierit, ku mësohet se Kristaq Ziu, ka lyer me benzinë dhe ka d*jegur flamurin serb, ndërsa mbi supe mban flamurin kuq e zi. Ziu është kreu i shoqatës Atdhetare për Identitet dhe Bashkim Kombëtar.

Ai sqaron arsyen e këtij gjesti, duke thënë se është një ha*kmarrje ndaj aktit të serbëve, pak ditë më parë në Beograd.

Reagimi i Kristaq Ziut:

“Kjo është një reagim ndaj p*ërdh*osjes së flamurit shqiptar. Jemi në muajin e flamurit kombëtar dhe është një turp që po na bëjnë dhe duhet të reagojnë të gjithë shqiptarët. Ne nuk e kemi një traditë të tillë, por ky reagim vjen nga veprimi i serbëve”, thotë Kristaq Ziu.

Pak ditë më parë, mediat serbe publikuan një video që ishte bërë virale në rrjet, ku shfaqej një i ri seb duke i vënë flakën flamurin shqiptar.