Lajme

Vuçiq: “Lobimi amerikan është temë serioze, bëhet fjalë për lobuesin më të madh shqiptar dhe njeriun e fuqishëm”

Presidenti i Serbis Aleksandar Vuçiq në adresimin para qytetarëve të Serbisë ka fol për situatën aktuale politike, krizën e pandemisë dhe zgjedhjet e ardhshme, ndërkohë u përgjigj në pyetjen e “Alo” rreth akuzave nga lotuesit shqiptar në ShBA dhe ndikimit të tij tek liderët më të fuqishëm botëror. Në këtë pyetje Vuçiq ka thënë se “kjo është temë shumë serioze, që është përcjell me shumë vëmendje….bëhet fjalë për njerëz që kanë sulmuar Serbinë dhe mua”. “Fjala është për Eliot Engel senatorin doajen dhe lotuesin më të fuqishëm shqiptar nga Bruklini dhe bëhet fjalë për njeriun shumë me ndikim dhe të...

Continue reading...

Trump del papritur nga konferenca: Përplaset ashpër me njërën nga gazetaret (VIDEO)

Presidenti amerikan Donald Trump përfundoi papritur konferencën e tij për shtyp të koronavirusit, derisa shëkmbeu fjalë me një reportere aziatiko-amerikane. Gazetarja e CBS News, Weijia Jiang e pyeti Trump se pse ai vazhdon të këmbëngul që SHBA po ec më mirë se vendet e tjera, kur ishte në diskutim çështja e testimit të virusit. ‘’Pse ka rëndësi kjo?’’, e pyeti ajo. ‘’Pse kjo duhet të jetë një konkurrencë globale, kur çdo ditë amerikanët po humbasin jetën e tyre?’’. Ndërsa Trump iu përgjigj: ‘’Ata po humbasin jetën e tyre kudo në botë. Dhe ndoshta kjo është një pyetje që ju duhet...

Continue reading...

Vetizolohet kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Kryeministri Albin Kurti është futur në vetizolim, pasi një zyrtar i Ministrisë së Integrimeve Evropiane ka pasur kontakt të ngushtë me një nga personat e dalë pozitiv në testin për COVID-19 dhe Kurti ka pasur kontakt me zyrtarin e ministrisë. Përmes një statusi në Facebook, Kurti tha se tashmë janë marrë mostrat dhe po presin rezultatet. Statusi i Kurtit: “Sot është dita e parë kur nuk do të dal në punë në Kryeministri (ZKM). Një zyrtar i Ministrisë së Integrimeve Evropiane (MIE) ka pasur kontakt të ngushtë me një nga personat e dalë pozitiv në testin për COVID-19. Janë marrë...

Continue reading...

Epidemiologu suedez kthehet në një idhull, sfidon çmenduritë e izolimit dhe qetëson gjithë botën: Kjo është strategjia e shpëtimit dhe kura e duhur

Plani i Suedisë për të luftuar koronavirusin u kundërshtua ashpër jo vetëm nga vendet europiane të cilat vendosën masa ekstreme të distancimit social, por edhe nga vetë Organizata Botërore e Shëndetësisë. Por zyrtarët e Suedisë u shprehën më herët se koha do ta tregonte nëse vendi kishte të drejtë apo jo, pasi ata zgjodhen bashkëjetesën me koronavirusin dhe forcimin e imunitetit. Vetëm kështu popullsia do të krijonte imunitet në masë për të luftuar sëmundjen. Para pak ditësh ishte vetë OBSH, e cila ka vlerësuar punën e Suedisë si një vend model për pjesën tjetër të botës në luftën kundër koronavirusit....

Continue reading...

Nuk përmbahet Sali Berisha, flet për shifra të frikshme të viktimave në vend si pasojë e pandemisë

Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi në emisionin “Kjo Javë” në Neës se kur shpërtheu pandemia e Covid-19 nuk u morën masa, ndërsa kur ajo u përhap, qeveria filloi të manipulonte numrin e të infektuarve, duke mos bërë testimi, si edhe fshehu numrin real të viktimave. “Për Shqipërinë epidemiolog, kryepidemiolog, mjek dhe kryemjek ka qënë një dhe vetëm një, xhehili absolut Sulltan Salep Surrelli. Shpreh vlerësimin tim ndaj mjekëve në spitalet covid por edhe në Shkodër që janë përballur me sëmundjen dhe dua të them se zëdhënësi i injorancës ka qënë Edvin Kristaq Rama. Deklarata e tij më 26 shkurt ishte: se...

Continue reading...

“Durimi ka kufi, kupa po derdhet”, deputeti Lefter Maliqi publikon pamjet dhe i jep paralajmërimin e fortë kryeministrit Edi Rama (FOTO)

Deputeti Lefter Maliqi ka paralajmëruar kryeministrin Edi Rama se po i vjen fundi. Përmes një reagimi në “Facebook”, ku publikon disa pamje të dhunës policore ndaj qytetarëve protuestues, Maliqi thekson se revolucioni demokratik është më pranë se kurrë. Mesazhi i Maliqit: “Ëndrra per diktator, sulltan, etja per pushtet, zullumi, babëzia, deliri po e con drejt fundit te pashmanshem kaloresin e Rilindjes? Veprimeve çnjerëzore, poshteruese, antiligjore, antikushtetuese ndaj nenave, grave, protestuesve paqësor me dhune policore dje apo perdorim force e gazi lotsjelles muaj me pare ndaj tyre dhe ne pronat e tyre po u vjen fundi. Vendi pa gjykate Kushtetuese pa...

Continue reading...

Fatmir Xhafaj jep mesazhin e fortë, paralajmëron ndryshimin e madh në Shqipëri

Ish-ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj, teka ka kujtuar Ditën Kombëtare të Drejtësisë shkruan se është koha për drejtësinë e munguar dhe se kjo reforme e re do të përballojë korrupsionin, krimin, abuzimin dhe arrogancën ndaj pushtetit. Shkrimi i plotë: “Dita e Drejtësisë! Jemi në procesin e reformimit të saj. Ka shumë punë, sfida për t’u përballur për ta realizuar atë siç e ideuam dhe miratuam. Fokus e axhendë konkrete pune, jo fjalime, statuse dhe premtime të pambajtura. Kryesorja, ta mbrojmë procesin nga ndikimet dhe deformimet. Kërkohet më shumë përgjegjshmëri e transparencë, kurajo e guxim nga vetë institucionet e reja të...

Continue reading...

Kur do të rikthehet vala e dytë e koronavirusit në Shqipëri? Mjeku Sulçebe e thotë troç

Imunologu Genc Sulçebe, në një lidhje direkte me “Dita jonë”, u shpreh se është normale që viruse të tilla si koronavirusi i ri të kenë një valë të dytë. Në lidhje me valën e dytë të Covid-19 në vendin tonë, Sulçebe tha: “Këto viruse rikthehen. Në vendin tonë zakonisht rikthehen nga nëntori. Unë mendoj se deri në nëntor nuk duhet të trembemi dhe deri atëherë do të kemi imunizim të përgjithshëm të popullatës”. Sipas imunologut, tani që ka nisur lirimi i masave, popullata duhet të mësohet me përdorimin e maskës: “Duhet të mësohemi me mbajtjen e maskës tani që janë...

Continue reading...

Masat lehtësuese nga 11 maji për lëvizjen në qytete, ja bizneset që hapen nga dita e nesërme

Dita e nesërme, 11 maj, shënon lehtësimet e reja të vendosura nga qeveria dhe hapjen graduale të bizneseve që janë mbyllur si pasojë e koronavirusit. Nga nesër vendit i shtohen edhe 14 zona të reja të gjelbra, konkretisht Lushnje, Patos, Roskovec, Korçë, Has, Kukës, Lezhë, Mirditë, Fushë-Arrëz, Malësi e Madhe, Pukë, Vau Dejës, Kavajë dhe Vorë me të njëjtat rregulla. Në këto zona lejohet qarkullimi ndërqytetës brenda zonave të gjelbra me automjet privat duke lejuar udhëtimin e më shumë se dy personave të së njëjtës familje. Gjithashtu në këto zona ka dhe një zgjatje të fashës së orarit për të...

Continue reading...

Ish-eurodeputetja Doris Pack mesazh të fortë për kryeministrin Rama: Doli fytyra e vërtetë

Ish-eurodeputetja Doris Pack ka komentuar shoqërimet e policisë të protestuesve në Tiranë. Ajo shprehet se aksioni brutal i policisë, në Ditën e Europës tregojnë fytyrën e vërtetë pas premtimeve të kryeministrit në kaq shumë takime me përfaqësues të BE-së. Shkrimi i Doris Pack: “Shqipëria dëshiron që të fillojë negociatat me BE-në. Mirëpo, ky akt i Edi Ramës, plus aksioni brutal i policisë, në Ditën e Europës tregojnë fytyrën e vërtetë pas premtimeve të kryeministrit në kaq shumë takime me përfaqësues të BE-së”, shkruan Pack.

Continue reading...