Anëtari i Kryesisë së PD, Eno Bozdo paralajmëron zhvillime të reja për kryeministrin Rama. Ai shprehet se Shqipëria e meriton një të ardhme të mbarë pa Ramën në krye dhe do ta ketë atë. Postimi i plotë: “Prej shtatë vitesh, shqiptarët dhe ekonomia e tyre po lëngojnë nga Ramavirusi. Kjo është një epidemi shumë më e rëndë se vetë Covid-19. Simptomat akute të saj janë krimi, korrupsioni dhe mashtrimi, si ky në videon më sipër. Ramavirusi shkaktoi fillimisht braktisjen e vendit nga qindramijëra shqiptarë. Sot Ramavirusi ka bërë që të kemi qeverinë e vetme në botë që nuk ndihmon familjet...
Continue reading...Lajme
‘Çmendet’ moti në Ballkan, çudia nuk mbaron me të nxehtin e menjëhershëm, ja çfarë parashikohet në ditët në vijim
I nxehti afrikan, pas gati 10 ditësh mësyn sërish Europën Jugore. Nga temperaturat deri 37°C të shënuara në gadishullin Iberik në ditët e para të majit, datat 13-17 maj sjellin në skajin tjetër të Europës temperatura deri në 35-40°C. Ajri i nxehtë do të ngjiten nga Afrika drejt Mesdheut Qendror dhe Ballkanit duke bërë që termometri gjatë mesditës të ngjitët në 40°C në Jugperëndim të Turqisë. Nga sot deri mesjavën tjetër, termometri do të ngjitet nga 35°C në 38°C në Jug të Italisë dhe rajonin e Ballkanit nga Bosnja në brigjet e Greqisë ndërsa me kulmin e kësaj vale nxehtësie...
Continue reading...Si do të rrëzohet Edi Rama? Monika Kryemadhi tregon skenarin e opozitës
Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi u edhe se si ka menduar opozita të vijë në pushtet. Ajo tha se po bëhet një organizim për protesta ‘guerrilse”. “Nuk është çështja për të ardhur në pushtet, por që qytetarët të jenë të barabarte dhe të zgjedhin ata se kush do të jetë më i miri. AJo që është e rëndësishme, është se Rama mund të bëjë planet e tij si të dojë dhe do të marrë përgjigjen e merituar. Opozita nuk çfarë humbet më. Jemi të organizuar në mënyrë “Guerrilsa”, nuk është çështje se sa njerëz kemi me vete, por varfëruia dhe...
Continue reading...OBSH: Virusi i COVID-19 mund të mos largohet kurrë
Bota ka ende shumë rrugë para se të ulë nivelin e alarmit për koronavirusin e ri, tha sot zyrtari i lartë i OKB-së për Shëndetin, Mike Ryan, duke paralajmëruar se zhvillimi i një vaksine nuk garanton fitoren ndaj sëmundjes së COVID-19 . Ai tha se koronavirusi i ri mund të vazhdojë të qarkullojë në një farë mase, në vend që të eliminohet tërësisht. “Ky virus mund të mos largohet kurrë,” tha Ryan. “Organizata Botërore e Shëndetit shpalli një urgjencë ndërkombëtare shëndetësore në fund të janarit dhe heqja e atij alarmi nuk është ende në horizont”, shtoi shefi i Operacioneve të...
Continue reading...Greqia hap mbi 500 plazhe në pritje të të nxehtit, ja kriteri bazë
Greqia do të lejojë hapjen e disa plazheve në fundjavë, kur vala e nxehtësisë pritet të godasë vendin. Agjencia e Mbrojtjes Civile thotë se kjo liri do të përfshijë 515 plazhe, ku cadrat duhet të vendosen në një distancë prej të paktën katër metra, dhe 1.000 metra katrorë plazh do të jetë në gjendje të përdoret nga një maksimum prej 40 personash në një kohë. Kjo është pjesë e lehtësimit gradual të masave kufizuese në vend. Zyrtarët e shëndetësisë raportuan 16 infeksione të reja dhe tre vdekje të tjera të mërkurën, duke e çuar numrin e përgjithshëm të infektimeve në...
Continue reading...Gruaja që e dinte se do të ndodhë Korona, ja çka parashikon pas epidemisë
Që nga fillimi i pandemisë së koronavirusit, telefoni i Laurie Garrett vazhdon të tingëllojë, dhe emailet që kërkojnë ndihmë po vijnë nga e gjithë bota. Duket se ajo dinte shumë më tepër sesa ne, shumë kohë para se Wuhan-i të bëhej ai që është sot. Në një artikull në “Cassandra Corona”, i cili i referohet një profetesie antike me këtë emër, botuar në mars në faqen e internetit Vanity Fair, Garrett përmendet si një nga njerëzit që parashikuan me saktësi se do të shfaqej një virus i ngjashëm me këtë që po vepron sot dhe që do të na bënte...
Continue reading...Kur do hapen kufijtë tokësor? Kryeministri Rama jep lajmin e mirë
Kryeministri Edi Rama me anë të një lidhje live me gazetarët është shprehur se në ditët në vijim do të merren vendimmarrje të tjera për fazën e hapjes ndaj Covid-19. Rama ka shtuar se brenda muajit maj do të punohet për hapjen e kufijve. “Brenda pak ditësh do dalim me vendimmarrje. do vazhdojnë të lehtësohen. Brenda muajit duam që edhe kufijtë tokësor të hapen. Shpresoj që kjo të jetë e mundur. Kushdo që vjen karantinohet në shtëpi. Shengeni është i mbyllur deri më 15 qershor. Fluturimet janë të kufizuara.“ – tha Rama.
Continue reading...“Do të jetë fundi i BE-së siç e njohim ne!” Soros bën parashikimin e zymtë pas goditjes nga pandemia
Investitori dhe filantropi miliarder, George Soros shpjegon në një intervistë të gjatë për ‘Independent’ sesi pandemia Covid-19 ‘shtron’ gjithçka për kapitalizmin për grabitje, si Donald Trump po shkatërron veten dhe si vendimi i fundit i gjykatës kushtetuese gjermane mund të rezultojë në ‘përfundimin e BE siç e njohim ne ‘. Keni parë shumë kriza. A është pandemia e Covid-19 e krahasueshme me ndonjë të mëparshme? GEORGE SOROS: Jo. Kjo është kriza e jetës sime. Edhe para kësaj, kuptova se ishim në një moment revolucionar ku ajo që do të ishte e pamundur apo edhe e pakonceptueshme në periudha normale ishte...
Continue reading...Zbulohet marrëveshja mes Putinit-Vuçiqit-Thaçit-Ramës?
Deklarata e fundit nga Ambasadori rus në Serbi, Alexander Botsan-Kharchenko, se një zgjidhje përfundimtare për Kosovën duhet të përcaktohet në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, duke miratuar një rezolutë të re që zëvendëson Rezolutën 1244, në fakt nuk është krejtësisht e rastësishme. Kjo deklaratë është në kuadër të përpjekjeve të Rusisë për të nxitur që Serbia të braktis rrugën drejt BE-së, me çka “Rusia ka tregtuar me Amerikën”, gjë të cilën e potencoi edhe Drejtori i Forumit për raporte etnike në Beograd Dushan Janjiç. Rusia, duke deklaruar se mbështet çfarëdo ideje, siç është edhe ajo për ndarjen e...
Continue reading...Osmani: Spastrim i heshtur etnik nga shteti serb në Medvegjë, Preshevë dhe Bujanoc
Kryeparlamentarja Vjosa Osmani ka ngritur çështjen e Medvegjës dhe shqiptarëve që jetojnë në atë pjesë. Ajo në Facebook ka shkruar se krahasuar me regjistra, numri i shqiptarëve që jetojnë tash atje është shumë më i reduktuar se në vitin 2011. Ky reduktim, shkruan ajo, nuk është i rastësishëm. Sipas Osmanit, Medvegja në shënjestër të Serbisë për vite po mëton të fshijë shqiptarët nga regjistri i asaj komune. Derisa ka përmendur disa nga problemet në Luginë, ajo ka shtuar se kërkesat e atyre shqiptarëve po mbetetn të paadresuara në Kosovë. Për këtë, Osmani ka thënë se duhet të gnritet brenda e...
Continue reading...




