Fatmir Xhafaj jep mesazhin e fortë, paralajmëron ndryshimin e madh në Shqipëri

Ish-ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj, teka ka kujtuar Ditën Kombëtare të Drejtësisë shkruan se është koha për drejtësinë e munguar dhe se kjo reforme e re do të përballojë korrupsionin, krimin, abuzimin dhe arrogancën ndaj pushtetit.

Shkrimi i plotë:

“Dita e Drejtësisë! Jemi në procesin e reformimit të saj. Ka shumë punë, sfida për t’u përballur për ta realizuar atë siç e ideuam dhe miratuam. Fokus e axhendë konkrete pune, jo fjalime, statuse dhe premtime të pambajtura. Kryesorja, ta mbrojmë procesin nga ndikimet dhe deformimet.

Kërkohet më shumë përgjegjshmëri e transparencë, kurajo e guxim nga vetë institucionet e reja të drejtësisë. Shembulli i 3 gjyqtarëve të rinj të Gjykatës së Lartë, çfarë ata janë duke bërë në pak javë, është ajo çfarë qytetarët presin nga drejtësia e re. Besoj fort te reforma në drejtësi, te e ardhmja e saj. E sigurt që kurrësesi nuk do të jetë si deri më sot, por shumë më e mirë, më e drejtë, funksionale, efiçente dhe kryesorja me njerëz me integritet dhe të aftë profesionalisht.

Koha për drejtësinë e munguar! Drejtësi e re me kurajo e më me forcë ballë korrupsionit dhe krimit, abuzivizmit dhe arrogancës së pushtetit ndaj qytetarëve. Koha për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë, për të dhënë dhënë shpresë e besim për shtetin e së drejtës.

Ata që e duan siç e kishin DJE ta harrojnë! Ajo vdiq. Ata që edhe NESËR e duan si dje, s’paskan kuptuar ende asgjë nga reforma. E mendojnë e veprojnë gabim. Është ndërtuar e tillë që të jetë ndryshe dhe për ta. Drejtësi të barabartë për të gjithë, drejtësi në shërbim të qytetarëve,” shkruan Xhafaj.