Lajme

Alarmi i mediave greke se Pashalimani do i jepej Turqisë, reagon Ministria e Mbrojtjes

Mediat greke kanë shkruar dje se kryeministri Edi Rama ishte i gatshëm t’i jepte Turqisë bazën e Pashalimanit, për ta shndërruar në një bazë ushtarake detare. Mediat greke shprehin shqetësimin pasi me riaktivizimin e kësaj baze detare, shumë shpejt në detin Jon do të ndihej prezenca e luftëanijeve turke. Një gazetë greke e lidh zhvillimin e bazës së Pashalimanit nga Turqia, edhe me aeroportin që pritet të ndërtohet në qytetin e Vlorës, po nga ky shtet. Ndërkohë, burime të BalkanWeb nga Ministria e Mbrojtjes bëjnë me dije se baza e Pashalimanit po vlerësohet nga NATO për t’u bërë bazë e...

Continue reading...

Taulant Balla: Jemi në një moment historik të Shqipërisë, kemi marrë një lajm të mirë

Deputeti socialist Taulant Balla tha se shqiptarët sot kanë nevojë për mesazhe pozitive. “Jemi në një moment historik të Shqipërisë për integrimin europian, sepse përgjatë ditëve të betejës me COVID-19 kemi marrë një lajm të mirë, atë të konfirmimit për anëtarësim në BE. Mendoj se në fillim të qershorit Komisioni Europian do ta ketë përgatitur kuadrin e negociatave më Shqipërinë, që është dokumenti me të cilin do punojmë, ndërkohë dhe ne si Shqipëri do kemi gati dokumentin e strategjisë tonë të negociatave. Qershori duhet të jetë një muaj intensiv i të gjithë institucioneve që duhet të kontribuojnë, dhe këtu në...

Continue reading...

Kryeministri Rama bën njoftimin e rëndësishëm për situatën e COVID-19 në vend

Kryeministri Edi Rama me anë të një postimi në rrjetin social ka përcjellë informacionet e radhës, se si do të vijohet nga sot pas masave lehtësuese ndaj COVID-19. Kreu i qeverisë ka treguar se si do të jetë fundjava e fundit me zonat e kuqe, 30-31 maj. Kryeministri Rama konfirmon se do të hapen pa kufizime aktivitetet e lejuara të biznesit, në të gjithë vendin. Po kështu, hiqen kufizimet e lëvizjes së këmbësorëve dhe automjeteve brenda zonave. Nuk do të lejohet dalja nga perimetri i zonave të kuqe deri më 1 qershor.   View this post on Instagram   A...

Continue reading...

Kurti “dërrmon” Kushtetuesen: Njihuni me një vendim absurd, të palogjikshëm, të papranueshëm

Orë pas Gjykata Kushtetuesee Kosovës i dha të drejtë presidentit Thaçi për mandatimin nga ky i fundit të Abdullah Hotit si kryeministër i ri, Albin Kurti, ai që tashmë duhet të dorëzojë çelësat e qeverisjes, i ka bërë një oponencë të imtësishme vendimit, duke e konsideruar atë si të paprecedent. “Le të themi qysh në fillim, se në tekst dhe nëntekst nuk gjendet shumë lidhur me çështjet kushtetuese sa me metodën e pashembullt të shprehjes së parullave disiplinuese-ndëshkuese. Mund të gjenden pak ose aspak raste në botën demokratike kur fituesi i zgjedhjeve dhe vetë qeveria në detyrë janë të gatshëm...

Continue reading...

Vuçiq i gatshëm të bisedojë me Avdullah Hotin pas formimit të qeverisë

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq ka deklaruar se është i gatshëm të vazhdojë dialogun posa të formohet qeveria e re në Kosovë e udhëhequr nga Avdullah Hoti. Ai u ka thënë mediave në serbi se serbët dhe shqiptarët duhet të kenë marrëdhënie të mira nëse dëshirojnë të jetojnë në paqe. “Serbët dhe Shqiptarët përfaqësojnë dy nga kombet më të mëdha në Ballkanin Perëndimor dhe ne duhet të kemi marrëdhënie të mira nëse dëshirojmë të jetojmë në paqe”, është shprehur ai. Vlen të theksohet se këto komente Vuçiq i ka bërë pasi aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese i ka dhënë të drejtë...

Continue reading...

Ngjela: Gjyqtarët e kushtetueses në Kosovë kanë kryer vepër penale

Gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës i japin të drejtë dekretit të presidentit Thaçi me logjikën e një fatorinoje të rëndomtë treni. (!) A të jetë e vërtetë? Ja si arsyetojnë gjyqtarët, sipas vendimit që qarkullon: Të drejtën për formimin e qeverisë e ka Vetvendosja. Por, kryetari i saj u vonua që të paraqiste një emër për kryeministër. Fakti që u vonua, e drejta i takon presidentit Thaçi, që ky të dekretojë një kryeministër tjetër. (Domethënë, fatorinoja e trenit thotë: Albin, ti erdhe vonë, vendi yt tani u plotësua). Po ku mbështetet kjo e drejtë e këtij presidenti në kushtetutë?...

Continue reading...

CRCA thirrje urgjente Ramës: Shkarko Veliun, ka thyer 4 ligje (VIDEO)

Qendra për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve në Shqipëri, CRCA, i ka bërë thirrje Kryeministrit Edi Rama të shkarkojë kreun e Policisë së shtetit, Ardi Veliun, pas deklaratës që bëri sot për mënën e adoleshentit të dhunuar nga policia, e cila dukej me pistoletë. Qendra për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve i bën thirrje kryeministrit Edi Rama që të shkarkojë urgjentisht drejtorin e Përgjithshëm të Policisë Ardi Veliun, pasi sipas CRCA, kryepolici i Shqiperise ka shkelur 4 ligje të shtetit shqiptar. Reagimi i Qendrës për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve Veliu shkel rëndë 4 ligje të Shtetit...

Continue reading...

Ministri Cakaj jep lajmin e mirë për Shqipërinë

Ministri i Punëve të Brendshme, Gent Cakaj ka bërë me dije formimin e grupit negociator të Shqipërisë, përgjegjës për zhvillimin e bisedave të aderimit në Bashkimin Evropian. Postimi i Cakajt “Një lajm i mirë më shumë për Shqipërinë… Ne tashmë kemi ngritur grupin negociator të Shqipërisë, përgjegjës për zhvillimin e bisedave të aderimit në Bashkimin Evropian! Grupi negociator, i përbërë nga një skuadër e rrallë profesionistësh të të gjitha fushave, do të kryejë detyrën e lartë për të zhvilluar bisedimet për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Ky grup gëzon profesionalizmin e nevojshëm e integritetin e duhur për ta udhëhequr këtë proces!...

Continue reading...

Ish-ministri i Shëndetësisë çuditet nga njoftimi i Manastirliut: E pabesueshme kjo

Ish-deputeti i PD-së dhe mjeku Tritan Shehu shprehu habinë me Ministrinë e Shëndetësisë që lajmëroi se ndalohen “tubimet”, duke i vënë ato në një nivel me kinematë apo klubet e natës. Statusi “Askush nuk mund t’i ndalojë “tubimet”, aq më pak Ministria e Shëndetësisë. Dëgjova me habi të plotë Zj. Ministre që deklaronte se ndalohen “tubimet”, duke i vënë ato në një nivel me kinematë, klubet e natës etj. E pa besueshme kjo! A e di kjo Qeveri se “tubimet” janë një e drejtë kushtetuese, demokratike, njerëzore e pa mohueshme asnjëherë, edhe në luftra…veçse në diktatura ku ndalohen me dhunë....

Continue reading...