Kryetari i PD-së, Lulzim Basha zhvilloi sot takim me disa biznese në zonën e Kombinatit. Këto takime realizohen në kuadër të turit për t’u njohur me shqetësimet që ka biznesi i vogël për situatën e krijuar nga përhapja e pandemisë Covid-19. Por në një moment kur Basha ishte duke folur me një video-selfie direkte një qytetar i është afruar prapa dhe nuk i është shqitur për disa sekonda. Madje ai ka buzëqeshur para kamerës në momentin kur kryedemokrati po fliste. I gjendur përballë kësaj të papriture, Basha është munduar ta zhvendosë fokusin e kamerës së celularit dhe ta heqë personin...
Continue reading...Lajme
“Majko të jap dorëheqjen”, ish-deputeti del me akuzat e forta dhe bën kërkesën e papritur
Pas dështimit të tryezës së Reformës Zgjedhore, ish-deputeti i PS, Taulant Dedja ka dalë me një mesazh të fortë. Ai ka akuzuar Pandeli Majkon ndaj kësaj ngjarjeje. Dedeja, i përjashtuar prej kohësh nga Partia Socialiste, e tanimë me një jetë jashtë kufijve të Shqipërisë, thotë se nëse nuk sigurohet vota e Diasporës, ministri përgjegjës Pandeli Majko, duhet të japë dorëheqjen. “Nëse nuk garantohet vota e Diasporës, ministri i Punëve të kota Majko, të japë dorëheqjen. Nuk kemi nevojë për ministër butaforik”, – shkruan Dedja.
Continue reading...Të përgjunjur para protestuesve, policët amerikanë kërkojnë falje për Floyd
Në tre qytete të mëdha të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, policia është bashkuar me manifestuesit që protestonin në emër të George Floyd duke marshuar së bashku me ta. Madje duke u gjunjëzuar dhe para tyre. Veprimi i agjentëve në New Jersey Ferguson, Misuri, Flint e Miçigan është bërë viral në rrjetet sociale duke marrë shumë vlerësime. Manifestuesit në Flint Micigan, të mbledhur para stacionit të policisë, dëgjuan fjalët e sherifit të kontesë, Kristofer Suanson, i cili foli me ta para se të bashkohej me protestën paqësore pasi dorëzoi kaskon dhe shkopin e gomës në shenjë paqe. Sherifi theksoi se...
Continue reading...Albin Kurti mbylli kufirin me Shqipërinë, vjen reagimi i parë nga kryeministri Rama
Shqipëria ka deklaruar hapjen e kufijve tokësorë nga dita e sotme me të gjitha vendet fqinje, përfshirë dhe Kosovën ku jeton pjesa tjetër e kombit shqiptar. Jo njëherë kryeministri Edi Rama ka deklaruar se lëvizja mes Shqipërisë e Kosovës do të jetë e lirë. Por sot ndërsa pala shqiptare ka lejuar kalimin e qytetarëve nga Kosova, nga ora 13:00 pala kosovare me një urdhër të Ministrisë së Transportit ka ndaluar futjen e qytetarëve shqiptarë në Kosovë. Autoritetet kosovare kanë kërkuar një certifikatë për tamponin të kryer 4 ditët e fundit nga qytetarët shqiptarë, ndërsa kamionët duhet të paguajnë 17-22 euro...
Continue reading...Ish-ministri i Sali Berishës del me bindje të plotë: Ju tregoj se kush do t’i fitojë zgjedhjet e ardhshme në Shqipëri
Ish-ministri i Shëndetësisë në ‘qeverinë’ Berisha, Tritan Shehu është i bindur në fitoren e Partisë Demokratike zgjedhjet e ardhshme. Kjo sipas Shehut vjen nga revolta e madhe popullore. “Kam pasur një qëndrim të dyzuar për këtë reformë, nuk i kam dhënë ndonjë rëndësi të madhe dhe as pritshmëri të madhe duke njohur psikologjinë dhe atë që do të bëjë Rama për të mbajtur një sistem të kontrolluar nga ai por pa i dhënë rëndësi për fitoren, fitorja jonë po vjen nga lëvizja e madhe popullore. Ajo lëvizje e madhe popullore përmbys çdo pengesë. Por kam thënë që në momentin që...
Continue reading...“Po shihni ëndrra”, mjeku i njohur shqiptar del me deklaratë të fortë: Kolegët po ndjellin panik për koronavirusin, lëreni popullin e qetë në këtë fatkeqësi që i ka rënë
Mjeku Gëzim Xhepa ka hedhur poshtë tezën e kolegëve të tij dhe qeverisë, se izolimi ka penguar në përhapjen e virusit. Gjithashtu doktori u ka bërë thirrje kolegëve, ku ka theksuar se duhet ti lënë rehat shqiptarët me hallin që ju ka rënë për pjesë. “Qeverinë e zhgënjyer në mos arritjen e glorifikimit të saj si shpëtimtare e një populli që vuajti pasoja të një izolimi absurd të tejzgjatur, e kuptoj që haluçinon për rritje numri të sëmurësh dhe valë e piqe COVIDI! Por kolegë që ndjellin panik duke parë ëndra epidemike drastike të një gripi në verë me pasoja...
Continue reading...Bardhi: Në mes të krizës, Rama me charter personal drejt Parisit
Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi ka bërë një postim në rrjetin social Facebook ku ka hedhur akuza kundër kryeministrit Edi Rama duke thënë se ai e përdor avionin e kompanisë Air Albania si charter personal. Më tej Bardhi shkruan se Rama ka kaluar këtë fundjavë në Paris pa dhënë asnjë shpjegim apo njoftim zyrtar për arsyet e këtij udhetimi. Reagimi i plotë i Bardhit “Ndërkohë që vendi është mbërthyer nga kriza, Edi Rama zgjedh të kalojë fundjavën në Paris. Duke shfrytëzuar avionin e Air Albania-s si charter personal, Kryeministri ka kaluar këtë fundjavë në Paris pa dhënë asnjë...
Continue reading...E ndiqte në punë dhe shtëpi, detajet nga denoncimi i Luanës për fansin e “çmendur”
Historitë e Luana Vjollcës me fansat e fiksuar pas saj deri në përndjekje, duket se nuk kanë fund. Së fundmi, moderatorja i është drejtuar autoriteteve për të bërë një kallzim penal kundrejt një fansi që e përndjek prej 3 muajsh. Fiksimi i tij ndaj Vjollcës, është kthyer në shqetësim për këtë të fundit, aq sa ka vendosur ta raportojë tek autoriteteve. Sipas të dhënave të publikuara, thuhet se i riu është një 28-vjeçar nga Kosova, i cili që prej muajit shkurt e deri më tani e ka përndjekur moderatoren në ambientet e punës dhe në banesën e saj duke këmbëngulur...
Continue reading...Bamir Topi i jep “recetën” Bashës, i tregon si mund të rrëzohet kryeministri Rama nga qeveria
Ish-Presidenti Bamir Topi ka treguar “recetën” që mund të arrijë të largojë kryeministrinnga qeverisja. Sipas tij, ai mund të largohet me tryezën e Reformës Zgjedhore, që po mbahet sot në Pallatin e Kongreseve. Topi u shpreh se krahas një Reformë Zgjedhore mund të largohet me një koalicion të madh mbi bazën e parimeve, jo përfitimeve. “Shumë e thjeshtë. Edi Rama largohet me atë tryezë që po bëhet sot te Pallati i Kongreseve. Një Reformë Zgjedhore gjithë përfshirëse. Një koalicion i madh mbi bazën e parimeve, jo përfitimeve. Do të jap kaq, apo aq karrige. Rama rrëzohet vetëm në këtë mënyrë....
Continue reading...“Ti je i vetmi që kam në këtë jetë”, përlotet në studio mjeku Trian Kalo pas letrës të ardhur nga Franca
Qeveria shqiptare në muajin mars të këtij viti shpalli gjendjen e fatkeqësisë natyrore për të parandaluar përhapjen e korona virusit. Në këtë situatë të vështirë heronjtë e vërtetë, ata të cilët ishin në frontin e parë të luftës kunddrejt këtij virusi ishin bluzat e bardha. Mbrëmjen e djeshme në programin “Dua të të bëj të lumtur” ishte i ftuar një nga mjekët infeksionistë më të mirë në Shqipëri, doktor Tritan Kalo. Doktori së bashku me bluzat e bardha janë kujdesur që të infektuarit me Covid-19 të shërohen dhe t’i rikthehen jetës normale sa më shpejt. Tritani nëpërmjet dijeve dhe eksperiencës...
Continue reading...




