E ndiqte në punë dhe shtëpi, detajet nga denoncimi i Luanës për fansin e “çmendur”

Historitë e Luana Vjollcës me fansat e fiksuar pas saj deri në përndjekje, duket se nuk kanë fund. Së fundmi, moderatorja i është drejtuar autoriteteve për të bërë një kallzim penal kundrejt një fansi që e përndjek prej 3 muajsh.

Fiksimi i tij ndaj Vjollcës, është kthyer në shqetësim për këtë të fundit, aq sa ka vendosur ta raportojë tek autoriteteve. Sipas të dhënave të publikuara, thuhet se i riu është një 28-vjeçar nga Kosova, i cili që prej muajit shkurt e deri më tani e ka përndjekur moderatoren në ambientet e punës dhe në banesën e saj duke këmbëngulur pa rreshtur të komunikojë me të shkruan anabel.

Për t’i shpëtuar ngulmimit të të riut, Luana e ka denoncuar, por policia deri më tani nuk e ka gjetur ende 28-vjeçarin.

Kjo nuk është hera e parë që Vjollca e gjen veten në një situatë si kjo. Rreth 3 vite më parë, në korrik të 2017-ës, një tjetër fans i fiksuar pas saj e përndiqte aq sa iu kthye në makthin më të keq.

Pas arrestimit të tij, Luana bëri me dije se përveçse e përndiqte, bënte komente banale dhe i dërgonte foto aspak normale.