Albin Kurti mbylli kufirin me Shqipërinë, vjen reagimi i parë nga kryeministri Rama

Shqipëria ka deklaruar hapjen e kufijve tokësorë nga dita e sotme me të gjitha vendet fqinje, përfshirë dhe Kosovën ku jeton pjesa tjetër e kombit shqiptar. Jo njëherë kryeministri Edi Rama ka deklaruar se lëvizja mes Shqipërisë e Kosovës do të jetë e lirë.

Por sot ndërsa pala shqiptare ka lejuar kalimin e qytetarëve nga Kosova, nga ora 13:00 pala kosovare me një urdhër të Ministrisë së Transportit ka ndaluar futjen e qytetarëve shqiptarë në Kosovë. Autoritetet kosovare kanë kërkuar një certifikatë për tamponin të kryer 4 ditët e fundit nga qytetarët shqiptarë, ndërsa kamionët duhet të paguajnë 17-22 euro për të dezinfektuar automjetet.

Për ketë ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama.

Reagimi i plotë në Twitter: