Koronavirusi, Pëllumb Pipero: Ky është lajm shumë i mirë

Mjeku i njohur Pëllumb Pipero sa i përket përdorimit të ilaçit të deksametazonit, jep lajmin e mirë duke thënë se ka qenë pjesë e skemës së trajtimit që në rastet e para me Covid në vendin tonë.

Është një konstatim i rëndësishëm, por ne i kemi përdorur që në ditët e para të prezencës së rasteve me Covid në vendin tonë.

Unë e kam përmendur disa herë që anti viral, anti biotic, kortizonit, oksigjen në terapi, kjo është skema e mjekimit që është përdorur në vendin tonë dhe vende të tjera.

Por studimi është i rëndësishëm. Lajmi i mirë është që po luftohet fort për ta kufizuar dhe minimizuar dëmin”, tha mjeku.