Ministri i Mbrojtjes në Qeverinë e Kosovës, Anton Quni, ka thënë se ka një dakordim mes partnerëve të koalicionit për të filluar shërbimin ushtarak. “Shërbimi ushtarak ka qenë pjesë e programit qeverisës mes LDK-së dhe Lëvizjes Vetëvendosje. Edhe në qeverisjen e tanishme ka një dakordim mes LDK-së dhe partnerëve qeverisës se duhet të ketë shërbim ushtarak. Që të gjithë janë dakord që të ketë një shërbim ushtarak obligativ tre mujorë”, tha ai. Quni thotë se edhe personalisht e mbështet fuqishëm shërbimin ushtarak për të rinjtë e Kosovës. “Ky shërbim është i mirë për sigurinë e Kosovës, rininë e Kosovës që...
Continue reading...Lajme
Abdel Fattah El-Sisi urdhëroi ushtrinë egjiptiane që të përgatitej për ndërhyrjen kundër Turqisë
Abdel Fattah El-Sisi të Shtunën urdhëroi ushtrinë e tij që të përgatitej të kryente çdo mision brenda ose jashtë vendit, mes tensioneve për ndërhyrjen e Turqisë në Libinë fqinje, transmeton Gazeta Selam. Ai paralajmëroi gjithashtu forcat besnike ndaj Qeverisë së Njohurisë Kombëtare (GNA) të njohur ndërkombëtarisht në Tripoli që të mos kalonin vijën e përparme aktuale drejt forcave të grushtit të shtetit të Khalifa Haftarit në lindje të vendit (LNA). Mbështetja turke për GNA-në theu rrethimin 14-mujor të Tripolit nga forcat besnike të Haftarit, të mbështetur nga Rusia, Emiratet e Bashkuara Arabe, Egjipti dhe Franca. El-Sisi të Shtunën vizitoi një...
Continue reading...U shkarkua, reagon Osmani: Frikacakë, shihemi në garën zgjedhore
Vjosa Osmani ka reaguar pas shkarkimit që sot ia bëri Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së nga pozitat drejtuese në parti Me anë të një postimi në Facebook, Osmani ka thënë se po e paguan çmimin e të qenurit parimor. Madje, ajo ka thënë se parimësia e tregon udhën e vërtetë, e që në këtë kuadër ajo nuk do të ndalet. “Në politikë, sikur edhe në jetë, ndonjëherë duhet ta paguash çmimin e të qenit parimor. Unë e kam provuar në lëkurën time më shumë se njëherë. Por, parimësia tregon udhën e vërtetë, edhe kur ajo është e mbushur përplot gjemba....
Continue reading...Vjosa Osmani shkarkohet nga posti i nënkryetares së LDK
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), shkarkoi nga çdo post në parti zëvendës kryetaren e LDK-së dhe kryetaren e parlamentit Vjosa Osmani. Kryetari i LDK-së Mustafa i kërkoi komitetit të partisë që Osmani të zëvendësohej nga Avdullah Hoti, Kryeministri i sapoemëruar i Kosovës. Ai argumentoi që statuti i LDK-së e ndalon Osmanin që të mbajë postin e saj brenda partisë nëse kundërshton publikisht vendimet e marra nga organet e partisë. Osmani votoi kundër mocionit të inicuar nga LDK, i cili rrëzoi qeverinë e Albin Kurtit. Sipas Mustafës, qëndrimi i saj ishte në kundërshtim me atë të udhëheqjes së LDK-së. Për më...
Continue reading...Habit avokati: Ky është mashtrim, asnjë shqiptar nuk ka vdekur nga COVID-19
“Është mashtrim, po ju them qytetarëve të tjerë që është mashtrim…” Avokati Zaçe Islami foli në lidhje me masat e ndërmarra nga qeveria në kuadër të parandalimit të përhapjes së COVID-19. Avokati në një intervistë për Fax News i cilësoi këto masa antinjerëzore, ndërkohë që theksoi se në Shqipëri nuk ka asnjë të vdèkur nga COVID-19. Sipas Islamit gjithë kjo situatë po krijohet vetëm që të shitet vaksina anti-COVID, duke shtuar se është një vaksinë për të shuar popullsinë dhe për të vendosur mikroçipe. Avokati po ashtu paralajmëroi kryeministrin Edi Rama dhe mjekun Pëllumb Pipero se do të mbajnë përgjegjësi...
Continue reading...Mjeku maqedonas krahasohet me Mulla Sulën, u martua me nuse 39 vjet më të re (FOTO)
Velo Markovski është mjek i njohur nga Shkupi, i cili edhe më i njohur u bë me qëndrimet e tij për epideminë e Koronavirusit. Mirëpo ditëve të fundit ai është bë i njohur edhe falë bashkëshortes 39 vjet më të re, Evgenija, transmeton Gazeta Lajm. Për këtë arsye, Markovski ka filluar të krahasohet edhe me ish kryetarin e BFI-së, Sulejman Rexhepi, i cili u martua me një vajzë 40 vjet më të re. Për dallim prej Rexhepit, Markovski me bashkëshorten e tij tashmë kanë një djalë të vogël. Ndryshe Markovski është bashkëshorti i ish deputetes së VMRO-DPMNE-së nga Kumanova, Gjulistana...
Continue reading...Shqiptarja bëhet kryetare e Parlamentit të Luzernit në Zvicër (FOTO)
Prizrenasja Ylfete Fanaj të martën që po vjen do të jetë kryetarja e Parlamentit të Luzernit të Zvicrës. Ajo në një postim ku njofton për marrjen e këtij posti tha se është e nderuar me detyrën e re. “Është një nder për mua të marr përsipër këtë detyrë me përgjegjësi. Mezi pres të gjitha takimet këtë vit”., është shprehur në një prononcim ajo. FOTO:
Continue reading...Simpatizonte Kurtin dhe ishte kundër Qeverisë Hoti: Osmanit i del në mbrojtje dikush nga Vetëvendosje
Kryeparlamentarja, Vjosa Osmani, për disa muaj ka mbajtur qëndrim kundër subjektit të cilit i takon, LDK’së, duke e kundërshtuar në shumë vendime, ndërsa ka shprehur haptas simpatinë që ka ndaj Vetëvendosjes dhe liderit të saj, Albin Kurti. E pas propozimit të kryetarit të LDK-së që të votohet për shkarkimin e saj nga pozita e nënkryetares dhe anëtares së kryesisë, Osmanit po i del në mbrojtje nënkryetarja e Vetëvendosjes, Fatmire Mullhaxha-Kollçaku. Isa Mustafa ka vendosur të marrë masa ndaj të “rebeluarës” brenda LDK-së, Vjosa Osmanit, e cila nuk e ka votuar Qeverinë Hoti, ka votuar kundër mocionit të LDK’së për rrëzimin...
Continue reading...Bleona Mata vazhdon të jetë e zhdukur, Aida Shtino zbulon detajin ‘bombë’
Autorja e programit ‘Njerëz të humbur’, Aida Shtino e ftuar në programin ‘Shqipëri Live’ ka bërë një deklaratë të fortë lidhur me humbjen e Bleona Matës. Shtino pretendon se Prokuroria nuk ka marrë në pyetje 5 vajzat që sipas saj kanë informacion mbi zhdukjen e vogëlushes. “Le të marrin historinë e Bleonës që dihet komplet, ekzistojnë 5 vajza që kanë marrë vajzën e vogël dhe e kanë çuar në mal dhe Prokuroria nuk i ka marrë asnjëherë në pyetje. Ne si emision i kemi marrë, ndërsa Prokuroria jo”, është shprehur ndër të tjera Shtino. Kujtojmë që nëna e Bleona Matës,...
Continue reading...Rihapja e kufirit prej pandemisë, Mali i Zi nxjerr rregullat e reja, i vë vulën e verdhë Shqipërisë
Trupi Koordinues Kombëtar për Sëmundjet Infektive (NCD) i Malit të Zi mori vendimin, të cilin e cilësuan si “strategjik për hapjen e mëtejshme të vendit, në përputhje me ruajtjen e politikës të nivelit më të lartë të mbrojtjes së qytetarëve, të të huajve që jetojnë në vend dhe turistëve”. Veç kësaj, vendimi thuhet se ka të bëjë edhe me krijimin e parakushteve për normalizimin e ekonomisë së prekur nga pandemia e koronavirusit. Me propozimin e Institutit të Shëndetit Publik, thuhet në njoftimin e Qeverisë së Malit të Zi, u miratuan një sërë kriteresh për të rritur disponueshmërinë e Malit të...
Continue reading...




