Mbrojtja Civile Italiane publikon të dhënat për 24 orët e fundit lidhur me infektimet dhe vdekjet e reja si pasojë e Covid-19. Vdekjet për 24 orët e fundit janë vetëm 24, minimumi historik që nga 2 marsi, kur kishim 18 viktima. Ndërkohë vetëm një ditë më parë kishim 49 të vdekur. Ulje edhe sa i përket infektimeve të reja, vetëm 224, ku gjysma janë në rajonin e Lombardisë, 128 raste, raporton Syri.net. Ndërkohë nuk kemi asnjë infektim të ri në rajonet: Valle d’Aosta, Marche, Umbria, Abruzzo, Molise, Basilicata dhe Sardegna. Në terapi intensive ndodhet 148 persona, 4 më pak se...
Continue reading...Lajme
Aksidentohet ish-presidenti serb, po shkonte të votonte
Ish-presidenti i Serbisë, Tomislav Nikoliç ka pwsuar një aksídent me makinë teksa mediat vendase raportojnë se ngjarja ndodhi rreth orës 15:50 në korsinë e rrugës në Lapovë. Makina në të cilën ndodhej ish-presidenti u godit nga një automjet i ministrisë së Brendshme dhe mësohet se ky i fundit po ecte në drejtim të kundërt dhe u përfshinë në aksídent. Sipas informacioneve paraprake nuk ka pasur të dèmtuar. Lidhur me ngjarjen është prononcuar edhe ish-presidenti. “Asgjë serioze, ata na lidhën me një makinë për të na tërhequr, unë do të shkoj të votoj” – tha Nikoliç për mediat serbe ndërsa kujtojmë...
Continue reading...Dalin shifrat! Ja sa të infektuar me koronavirus në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut
Në Maqedoninë e Veriut vijojnë rastet me koronavirus. Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë në krahasim me ditën e djeshme ka më pak raste. Në 24 orët e fundit janë bërë 776 testime dhe janë regjistruar 101 raste të reja me Kovid19. Sa i përket qyteteve Shkupi vazhdon me më shumë raste, edhe ate 56, më pas radhitet Tetova me 19 raste, Kumanova me 13 raste, Shtipi me 3 raste, Manastiri dhe Resnja me nga 2 raste si dhe me nga një rast në Dibër, Strugë, Veles, Ohër, Gostivar. Po ashtu bëhet e ditur se 5 pacientë kanë ndërruar...
Continue reading...Pendarovski: Nuk ka asnjë pengesë që kryeministri të jetë shqiptar
Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski ka komentuar idenë e BDI-së për kryeministër shqiptar. Ai theksoi se nuk ka asnjë pengesë kushtetuese, politike ose ligjore që kryeministri i vendit të jetë shqiptar. “Unë nuk hyj në ato që janë motivet e tyre partiake, ato janë të qarta për mua, por nuk shoh ndonjë pengesë për ta nënvizuar atë si kërkesë të tyre politike ndaj partnerëve të tyre të mundshëm në qeverinë e ardhshme, nëse ata janë në një situatë të tillë. Ajo që dua të them në atë kontekst është se deri më tani partia në pushtet, pra kryetari...
Continue reading...Greqia fut pronat e Himarës në rezolutë: Kusht për Shqipërinë në BE
Me insistimin e Greqisë, mes 15 kushteve ndaj Shqipërisë për vijimin e procesit të integrimit, janë përfshirë edhe ato që lidhen drejtpërdrejt me trajtimin e minoritetit grek dhe përmirësimin e statusit të tyre. Kështu, me rezolutën e Parlamentit Evropian, BE kërkon gjithashtu garantimin ligjor të së drejtës së vetëvendosjes së anëtarëve të minoritetit dhe pakicave kombetare. Miratimi përpara fillimit të një dialogu mbi ligjin e ri mbi procedurat e regjistrimit, të drejtat pronësore të anëtarëve të minoritetit grek dhe në përgjithësi zbatimin praktik të të gjitha të drejtave duke iu referuar Ligjit për Minoritetet e Shqipërisë përmes nxjerrjes së ligjeve...
Continue reading...Përkeqësohet situata në spital, ky është numri i të shtruarve me COVID-19 orët e fundit
Shifrat e larta të rasteve të reja me koronavirus në vendin tonë, ka rritur dhe numrin e shtrimeve në spitalin Infektiv. Krahasuar me një ditë më parë kemi 15 pacientë të rinj të shtruar, duke e çuar në 78 numrin e tyre që marrin kujdes mjeksor, nga të cilët 10 janë në terapi intensive, ndërsa 1 i intubuar. Deri më tani numri i rasteve aktivë me koronavirus në vendin tonë është 784. Në 24 orët e fundit janë shëruar 8 pacientë duke e çuar në 1134 numrin e të shëruarve në vendin tonë. Ndërkohë një tjetër person ka humbur jetën...
Continue reading...Infektimet nga Covid-19 në Shqipëri, Grida Duma shton dyshimet me deklaratën: Kush është rreziku tani?
Ish-deputetja e PD-së, Grida Duma ka komentuar shifrat e fundit të infektimit me COVID 19. Duma hodhi dyshime për vërtetësinë e tyre, ku shtoi se kryemistri Edi Rama e ka shfrytëzuar këtë pandemi për të rritur pushtetin e tij. “Nuk dua të vë dyshimin ata që informojnë, instancat shtetërore, gjithmonë kam zgjedhur të mos jem lajmësi i keq, që do të thotë se kam dyshimet e mia racionale se nuk kanë qenë ato shifrat edhe gjatë karantinimit të plotë. Besoj që shifrat kanë qenë më shumë dhe kanë nisur para karantinimit. Ne si PD kemi kontribuar për t’ju thënë shqiptarëve...
Continue reading...Pëllumb Pipero habit me deklaratën e fundit: Të rinjtë e prekur me Covid-19 të punojnë por pa hequr maskën
Duke u ndalur te asimptomatikët, Pipero bëri deklaratën befasuese, për të cilën tha se mund të mos gëzojë mbështetjen e të tjerëve, kur u shpreh se një i ri apo e re pozitiv me Covid 19, mund të vijojë normalisht aktivitetin por me kushtin që të mos heqë maskën. “Për një person që është në moshë të re, rezulton pozitiv dhe nuk ka shenja klinike, me një maskë mund të vazhdojë jetën, mund të vazhdojë të punojë, me kusht që të mos heqë maskën nga goja dhe hunda. Nuk është e domosdoshme, për mua të izolohet”, u shpreh Pipero. “Informacioni...
Continue reading...Mësohen emrat, kush votoi kundër shkarkimit të Vjosa Osmanit nga pozitat e saj në LDK
Lidhja Demokratike e Kosovës ka vendosur ta shkarkojë Vjosa Osmanin nga pozitat e saj në këtë parti. Osmani ishte pjesë e anëtarësisë së kryesisë së LDK-së dhe nënkryetare e saj, megjithatë Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së, vendosi të shkarkojë Osmanin nga këto pozita. Tutje, Gazeta Express mëson disa nga emrat që votuan kudnër shkarkimit të Vjosa Osmanit nga pozitat e saj në LDK. Disa nga anëtarët e Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së që votuan kundër shkarkimit të Vjosa Osmanit nga pozitat e saj në LDK janë: Valentina Bunjaku, Anton Quni, Haxhi Avdyli, Ardian Shala, Avdi Pireva, Lumir Abdixhiku, Xhafer Tahiri....
Continue reading...Zëvendëskryeministri i Kosovës, Rakiç voton për zgjedhjet në Serbi
Zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës nga radhët e komunitetit serb, Goran Rakiç, ka votuar për zgjedhjet parlamentare në Serbi. Rakiç votoi mëngjesin e sotëm në shkollën “Mihailo Petrovic” në veri të Kosovës. Sot Serbia po mban zgjedhjet parlamentare dhe disa vendvotime janë hapur edhe në komunat veriore të Republikës së Kosovës.
Continue reading...




