Der Standard: Thaçit i’u ofrua shpërbërja e Speciales në këmbim të lëshimeve për Serbinë

Një nga gazetat më të mëdha austriake Der Standard, ka shkruar në lidhje me aktakuzën ndaj presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe fjalimit të mëpasshëm të presidentit nga zyra e tij.

Der Standard, në një shkrim që ishte jo veç gazetares, por edhe me komentime editoriale, e ka quajtur Thaçin në disa raste “patetik”, kur ka komentuar fjalimin e tij.Por, një pjesë që bie në sy në këtë artikull të Der Standard, është edhe një koment ku thuhet, duke u bazuar në burime, se “Thaçit iu ofrua shpërbërja e gjykatës në këmbim të lëshimeve për Serbinë”.

Der Standard gjithashtu e ka përshkruar fjalimin e Thaçit si një fjalim që u karakterizua nga “vetë-keqardhja dhe nacionalizmi”.