Cakaj: Vetëvendosja po e përçan kombin në emër të bashkimit kombëtar

Ministri i jashtëm i Shqipërisë, Gent Cakaj, është pyetur rreth kritikave që dikur i kishte Lëvizja Vetëvendosje për të, në kohën kur Cakaj ishte caktuar ministër i Punëve të Jashtme.

Derisa sa është përgjigjur, Cakaj duke folur për Vetëvendosjen, ka thënë së është vetë kjo Lëvizje që po e përçan kombin në emër të Bashkimit Kombëtar.

“Republika e Shqipërisë nuk është pjesë e grupit negociator të Kosovës dhe nuk mund të bëjë marrëveshje as të përcaktojë territore, nuk jemi në pozicion për ratifikim të marrëveshjes. Si po i preka hartat Shqipëria në emër të emër të Kosovës për ata që përçajnë kombin duke u thirrur në bashkim kombëtar”.

Më pas Cakaj tha se si pasojë e këtyre mllefeve politike sot shqiptaret janë të përçarë, dhe ka grup politike që e kanë agjendë thellimin e hendekut mes Kosovës dhe Shqipërisë.

“Kryeministri Rama e tha në konferencë për shtyp thënien e Fishtës se “shqiptarët janë siç i do hasmi. Në vend që të ketë bashkërendim në mes të Kosovës dhe Serbisë ka pasë agjendë për të thelluar hendekun. Dikush e ka bërë në emër të patriotizmit. Kush e ka bërë dihet, është e qartë cilat janë adresat dhe kush flet me kësi gjuhe dhe kush parti në Kosovë dhe disa të kolegë të tyre në Shqipëri janë makineri e propagandës e shpifjes dhe dezinformimit”.