Çfarë po ndodh? SHBA-ja blen të gjitha rezervat e ilaçit që trajton koronavirusin

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë blerë pothuajse të gjitha rezervat për tre muajt e ardhshëm të një prej ilaçeve që ka funksionuar në trajtimin e Covid-19, Remdesivir, duke mos lënë asnjë shishe për Europën dhe pjesën tjetër të botës. Ekspertët e fushës janë alarmuar nga veprimi i njëanshëm i SHBA-së. “Ata kanë qasjen më të madhe të furnizimit me ilaçin Remdesivir, kështu që nuk ka asgjë për Europën,” tha Dr Andrew Hill, studiues në Universitetin e Liverpool. Remdesivir është ilaçi i parë i aprovuar nga autoritetet shëndetësore se mund të kurojë, jo parandalojë, koronavirusin, i cili shkakton Covid-19. Dozat...