Lajme

Lul Raka kundër shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme: Ia numëron Hotit pasojat që i sjellë Kosovës

Mikrobiologu, Lul Raka është shprehur kundër mundësisë për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme pas rritjes së numrit me raste të reja të Covid-19. Raka ka thënë se kjo nuk është rruga e duhur për të qetësuar situatën në vend, duke theksuar se respektimi i masava nga qeveria do të ishte e mjaftueshme. “Gjendja e jashtëzakonshme lë në hije të gjithë sektorët tjerë të shëndetësisë, që po ashtu, janë vital për mirëqenien dhe shëndetin e qytetarit”, ka shkruar Raka në Facebook. Ndërsa, sot kryeministri i Kosovës ka paralajmëruar shpalljen e Gjendjes së Jashtëzakonshme edhe zyrtarisht pas takimit me kryetarët e Komunave...

Continue reading...

Erdogan ktheu “Shën Sofinë” në xhami, vjen reagimi i ashpër i Greqisë

Kthimi nga muzeu në xhami e ndërtesës së “Shën Sofisë” ose siç njihet në Turqi si “Aya Sofya” ka shkaktuar mjaft reagime në vendet e Bashkimit Europian. Ndërtesa ishte fillimisht Katedrale Ortodokse e ndërtuar nga Perandori Bizantin Justiniani, por u kthye në xhami nga Sulltan Mehmet Fatihu si simbol i rrëzimit të kësaj perandorie nga myslimanët përmes një marrëveshjeje me klerikët lokalë. Ndërtesa shërbeu për 5 shekuj si xhami deri në vitin 1935 kur Ataturku e ktheu në muze. Që atëhere deri dje ajo ka qenë muze, ndërsa sëfundmi në lidhje me vendimin e djeshëm ka reaguar edhe kryeministri grek...

Continue reading...

Flet deputeti që iu vërsul Vjosa Osmanit, tregon arsyen e veprimit të tij (VIDEO)

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Xhavit Ukaj, ka folur për Express lidhur me incidentin që ndodhi në Kuvend në mes tij dhe kryetares së Kuvendit Vjosa Osmanit. Ukaj tha se krejt kjo filloi për shkak se Osmani ia bëri Ukajt me gisht, derisa ky i fundit tha se nuk e meritoj atë sjellje. Tutje, ai tha se Osmani ia dha fjalën deputetes së Lëvizjes Vetëvendosje që ta fyej zëvendës kryeministrin. E sipas Ukajt, në momentin kur Osmani bëri me gisht, ky i fundit reagoi. “Nuk ka qenë incident, diçka unë reagove pse po...

Continue reading...

Trump jep lajmin e mirë për emigrantët ilegal: Do t’u ofrojmë një rrugë drejt shtetësisë

Presidenti Donald Trump thotë se do të nënshkruajë së shpejti një urdhër ekzkutiv për imigracionin që përfshin një mundësi për shtetësi për të rinjtë e ardhur ilegalisht në SHBA në moshë të mitur. Në një intervistë me kanalin në gjuhën spanjolle, Telemundo, presidenti tha se programi DACA që i ka mbrojtur këta të rinj nga deportimi i menjëhershëm nuk do të zhbëhet. “Do t’u ofrojmë këtyre të rinjve një rrugë drejt shtetësisë,” tha ai. Por nuk do të ketë amnisti, tha përmes një deklarate zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë Judd Deere, pas intervistës së presidentit. Deklarata e Shtëpisë së Bardhë...

Continue reading...

Shtimi i rasteve me koronavirus, Silva Bino: Të mbyllim fundjavat

Ditët e fundit është shënuar një rritje e ndjeshme e personave të infektuar me koronavirus në Shqipëri. Gjithashtu është shtuar edhe numri i personave të shtruar në spitalin Infektiv. Lidhur me këtë situatë ka folur edhe Shefja e Departamentit të Sëmundjeve Infektive në ISHP, Silva Bino. Ajo është shprehur se për shkak të numrit të lartë të rasteve të reja me koronavirus, duhet marrë në konsideratë mbyllja në fundjavë. Në emisionin “Në fokus”, në TvT, Bino tha se një sakrificë e tillë mund të bëhet për hir të uljes së numrit të të infektuarve. Bino tha: “Unë e mendoj mbylljen...

Continue reading...

Ambasadorja amerikane: “Rrotacioni politik është si qarkullimi i ri i gjakut!”. E thënë shkoqur: Duhet ndërrim pushteti

Në një intervistë të realizuar shkëlqyer nga Sokol Balla me ambasadoren amerikane Yuri Kim, ku nga Vlora, në det, në Pashaliman u tha prerë nga kryediplomatja amerikane: Asnjë ndryshim dhe manovrim me Marrëveshjen e nënshkruar në Rezidencën Amerikane mes PS-PD-LSI. Ambasadorja ishte si asnjëherë tjetër e prerë kur pohoi se SHBA nuk lejon që të bëhen manovra apo të guxohet që të mos miratohet Marrëveshja, bile shtoi se nuk pranohet asnjë ndryshim. Nënteksti i saj ishte se asnjë presje nuk hiqet më nga ajo që është firmosur. Më saktë dhe hapur se kaq ambasadorja simpatike Kim nuk ka folur ndonjëherë....

Continue reading...

Tjetër fërkim Turqi-SHBA: “Molla e sherrit” quhet Qipro

Shtetet e Bashkuara kanë njoftuar se do të zhvillojnë për herë të parë një stërvitje ushtarake me Qipron, e cila ka tërhequr kritika nga Turqia, aleati i saj i NATO-s. Njoftimi erdhi muaj pasi Kongresi i SHBA hoqi një embargo armësh në të gjithë ishullin vitin e kaluar, e cia u vendos në vitin 1987, në përpjekje për të parandaluar një garë armësh dhe për të inkurajuar një zgjidhje paqësore të një prej konflikteve më të gjata në botë. Qiproja është e ndarë që nga viti 1974, kur trupat turke pushtuan një të tretën e ishullit, në përgjigje të një...

Continue reading...

Anëtarja e Komitetit të Ekspertëve: Maska do bëhet e detyrueshme në Shqipëri

Mjekja Gjeorgjina Kuli, anëtare e Komitetit Teknik të Ekspertëve për pandeminë, tha se është vendosur që maskat të bëhet të detyrueshme në ambientet ku ka shumë njerëz, biznese dhe ambientet e mbyllura, pritja në radha dhe se nëse kjo nuk respektohet do të vendosen gjoba. E ftuar në emisioni “Repolitix” në Report Tv, mjekja Kuli tha se ky vendim do të behet bëhet shumë shpejt i zbatueshëm, ndërsa shtoi se nuk pritet të ketë ulje të rasteve. “Në ambientet e mbyllura do të jetë e detyrueshëm maska dhe do të ketë gjoba dhe do të bëhet këto ditë. Janë çështje...

Continue reading...

Edhe pa vaksinë, ekziston një zgjidhje tjetër për shërimin e COVID-19

Ka shumë shpresë që një vaksinë efektive mund të jetë gati deri në fund të vitit. Gjithsesi, tejkalimi i të gjithë sfidave teknike për zhvillimin e një vaksinë efikase, nuk është aspak i lehtë, Për të pasur një vaksinë të gatshme deri në fund të vitit, ekspertët e shëndetësisë thonë se çdo hap i zhvillimit të saj, do të duhet të shkojë në mënyrë të përkryer, dhe kjo gjë nuk do të jetë aspak e lehtë. Vaksinat nuk funksionojnë si mburoja të padepërtueshme, të cilat e parandalojnë hyrjen e virusit në trupin tonë. Përkundrazi, ato i mësojnë trupat tanë se...

Continue reading...