Lajme

“Rama s’garon më për kryeministër”, analisti i njohur zbulon lëvizjen strategjike që po përgatisin socialistët: PS fiton zgjedhjet

Analisti i njohur Lorenc Vangjeli përmes një shkrimi të gjatë ka hedhur një hipotezë të pamenduar më parë për zgjidhjen e ngërçit politik dhe triumfimin sërish të Partisë Socialiste në zgjedhjet e ardhshme. Teksa e analizon me detajet situatën, Vangjeli shkruan se Edi Rama jep dorëheqjen si kryeministër në vjeshtë dhe PS e mund sërish Bashën dhe opozitën, e cila sipas tij është 2 lëvizje më mbrapa se PS. SHKRIMI I PLOTË: “Supozojmë se diku nga vjeshta Edi Rama mban një fjalim nga ata që në fillim e ngjethin atë vetë dhe më pas edhe të majtët e tij që...

Continue reading...

Kreu i OBSH-së nuk mbante lotët: Ne nuk mund ta mposhtim COVID-19 të ndarë

Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetit, Tedros Adhanom Ghebreyesus, u lut për unitet ndërkombëtar për të luftuar pandeminë shkatërruese të botës, në vazhdën e synimit të paralajmëruar të presidentit amerikan Donald Trump për të lënë organizatën. Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, me lot në sy, Tedros tha se armiku i vërtetë nuk ishte vetë virusi por “mungesa e udhëheqjes dhe solidaritetit në nivel global dhe në nivel kombëtar”. “Sa e vështirë është për njerëzit që të bashkohen për të luftuar një armik të përbashkët që po vret njerëz pa dallim?”, pyeti ai në një konferencë në Gjenevë....

Continue reading...

E pritshme ajo që mendon Orhan Pamuk për rikthimin e Hagia Sophia-s në xhami

Laureati turk i Nobelit Orhan Pamuk tha se ai ishte “i zhgënjyer nga ndryshimi në statusin e Hagia Sophia”. “Turqit janë krenarë që janë shekularë. Kjo do ta heq këtë krenari nga kombi,” i tha shkrimtari Radio BBC. Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan e shpalli Hagia Sophia-n të hapur për adhurim musliman të premten, pasi një gjykatë vendosi që shndërrimi i kishës dikur bizantine në një muze në 1934, ishte i paligjshëm. “Vendimi i qeverisë së vitit 1934 që i dha fund qëllimit të saj si xhami dhe e përkufizoi atë si një muze, nuk ishte në përputhje me ligjin,”...

Continue reading...

Protestat nuk po ndalen në Serbi, si i mashtroi Vuçiq serbët para zgjedhjeve?

Vuçiq u tha serbëve se Serbia s’ka raste të shumta me Coronavirus dhe mund të organizojë zgjedhje lirisht. Pasi fitoi, doli tha se Serbia duhet të futet në shtetrrethim sepse është shumë e rrezikuar nga virusi. Këtë s’po mund ta gëlltisin dot serbët, prandaj po protestojnë që katër ditë rresht. Mijëra njerëz janë mbledhur për të katërtën natë me radhë para parlamentit serb në Beograd për të protestuar kundër qeverisë së udhëhequr nga partia e Aleksandër Vuçiq, njofton Insajderi. Njerëzit janë tubuar me mijëra në qendër të qytetit, përkundër një vendimi të Shtabit të Krizave për të ndaluar grumbullimin e...

Continue reading...

Me koronën duhet të jetojmë deri në vitin 2022, këta janë 3 skenarët

“Pavarësisht drejt cilit skenar do të zhvillohet pandemia, ne duhet të llogarisim me faktin se ende duhet të jetojmë me koronavirus për 18 deri në 24 muajt e ardhshëm”. Studiuesit në gjithë botën po studiojnë në vazhdimësi dinamikën e përhapjes së koronavirusit për të parashikuar kështu një fund të mundshëm të pandemisë. Një gjë është e sigurt: Gjendja rreth zhvillimit të mëtejmë të koronavirusit mbetet e paqartë. “Nuk ka ndonjë sferë kristali që do të na tregonte se çfarë na sjell e ardhmja”, thuhet në një publikim nga Qendra për Kërkim dhe Politikë të Sëmundjeve Infektive (CIDRAP) në Universitetin e...

Continue reading...

Merkel tregon se cila është mënyra e vetme për të mposhtur koronavirusin

Kancelarja gjermane, Angela Merkel tha sot se pandemia e coronavirusit mund të mposhtet vetëm përmes bashkëpunimit global dhe theksoi pjesëmarrjen e vendit të saj në organe ndërkombëtare si Organizata Botërore e Shëndetësisë. “Ne kemi shansin të mposhtim pandemitë aktuale dhe të ardhshme vetëm nëse mund të gjejmë përgjigje globale ndaj kërcënimeve globale”, tha ajo në mesazhin e saj javor. Kancelarja gjithashtu theksoi se pikërisht për këtë arsye Gjermania merr pjesë në programet e organizatave globale si OBSH, Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe Banka Botërore, raporton ATSh. Mesazhi vjen pasi SHBA njoftoi zyrtarisht sekretarin e përgjithshëm të OKB se do të...

Continue reading...

Pas situatës së rënduar me pandemi, Albin Kurti braktisë Kosovën? (FOTO)

Pavarësisht se Kosova është në një gjendje mjaft të rënduar me pandemi, kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti, është nisur të shkojë diku. Nisja e tij është kapur nga një foto e publikuar nga një qytetarë në rrjetin social Facebook, ku shihet që i pari i VV-së ka mbledhur valixhet dhe ia ka mësyrë aeroportit, por që nuk ka pasur ndonjë njoftim nga vet ai se ku po shkon? Ndërkaq në anën tjetër kujtojmë që situate në Kosovë, është rënduar, ku vetëm një ditë më parë në Kosovë kanë rezultuar pozitivë 205 persona, ndërkaq numri total i rasteve pozitive është 4.512...

Continue reading...

Cfare po ndodh? Greqia u mbyll kufirin shqiptarëve? Asnjë mjet me targa shqiptare nuk lejohet të kalojë

Në Pikën Kufitare të Kapshticës pala greke nuk lejon asnjë automjet me targa shqiptare që të kalojë kufirin. Një urdhër i tillë i prerë është dhënë nga policia greke duke krijuar fluks dhe radhë në kufi. Mësohet se policia greke ka kthyer mbrapsht dhjetra automjete me të cilat shqiptarët ishin nisur drejt vendit fqinj. Një vendim i tillë do të qëndrojë në fuqi të paktën deri të hënën e ardhshme. Ndërkohë automjetet e kthyera janë kryesisht në pronësi të shtetasve që kanë dokumentacion grek dhe që janë rezident në Greqi.

Continue reading...

Pipero apel të fortë: Ju lutem bëjeni këtë o shqiptarë se për 2 ose 3 javë do ndodh kjo nga koronavirusi

Në një ditë me bilanc tra gjik të vikt imave nga koronavirusi në vend, me 4 jetë të humbura dhe me 93 raste të reja të koronavirusit, mjeku infeksionist Pëllumb Pipero ka bërë apel të fortë për të gjithë qytetarët, për mbajtje me doemos të maskës dhe të ruajtjes së distancës. “Mbyllja nuk është zgjidhje, është zgjedhje, më dëgjoni, ju lutem, zgjidhja në këtë moment është mbajtja e maskës kudo, edhe në rrugë, mbajta e distancës, dhe higjiena e duarve dhe ajo personale”– tha Pipero. “Nëse sot vendosim maskën, të garantoj që për dy tre javë numri ulet me dy...

Continue reading...

Ndërron jetë pacienti më i ri në Maqedoninë e Veriut, një vajzë 24 vjeçare nga Tetova

Sot është regjistruar viktima më e re në moshë nga virusi korona në vendin tonë. Bëhet fjalë për 24 vjeçaren nga Tetova ,e cila ndodhej për kurim në Klinikën Infektive në Shkup. Viktima në fjalë është një nga 8 personat e infektuar me COVID-19 që kanë humbur jetën gjatë 24 orëve të fundit. Ndërsa viktima më e moshuar është 83 vjeç. Gjatë 24 orëve të fundit numër më të lartë të viktimave ka Tetova, 4. Numri i të infektuarve nga 1545 teste për COVID-19 është 199. Prej tyre 90 persona ozitiv janë nga Shkupi, 24 nga Sveti Nikolla, 17 nga...

Continue reading...