Erdogan ktheu “Shën Sofinë” në xhami, vjen reagimi i ashpër i Greqisë

Kthimi nga muzeu në xhami e ndërtesës së “Shën Sofisë” ose siç njihet në Turqi si “Aya Sofya” ka shkaktuar mjaft reagime në vendet e Bashkimit Europian.

Ndërtesa ishte fillimisht Katedrale Ortodokse e ndërtuar nga Perandori Bizantin Justiniani, por u kthye në xhami nga Sulltan Mehmet Fatihu si simbol i rrëzimit të kësaj perandorie nga myslimanët përmes një marrëveshjeje me klerikët lokalë.

Ndërtesa shërbeu për 5 shekuj si xhami deri në vitin 1935 kur Ataturku e ktheu në muze. Që atëhere deri dje ajo ka qenë muze, ndërsa sëfundmi në lidhje me vendimin e djeshëm ka reaguar edhe kryeministri grek Mitsotakis.

Sipas tij, Greqia do të bëjë gjithçka që Turqia ta pësojë nga ky vendim duke folur për sanksione ekonomike nga BE.

“S’ka asnjë dyshim se ne do të veprojmë pa asnjë vonesë përmes sanksioneve”, tha Mitsotakis për mediat greke.