Shtimi i rasteve me koronavirus, Silva Bino: Të mbyllim fundjavat

Ditët e fundit është shënuar një rritje e ndjeshme e personave të infektuar me koronavirus në Shqipëri. Gjithashtu është shtuar edhe numri i personave të shtruar në spitalin Infektiv.

Lidhur me këtë situatë ka folur edhe Shefja e Departamentit të Sëmundjeve Infektive në ISHP, Silva Bino.

Ajo është shprehur se për shkak të numrit të lartë të rasteve të reja me koronavirus, duhet marrë në konsideratë mbyllja në fundjavë.

Në emisionin “Në fokus”, në TvT, Bino tha se një sakrificë e tillë mund të bëhet për hir të uljes së numrit të të infektuarve.

Bino tha:

“Unë e mendoj mbylljen në fundjavë. Është një masë që duhet marrë parasysh. Le të sakrifikojmë një ose dy fundjava për të mos pasur më shumë të sëmurë.”