Ndërron jetë pacienti më i ri në Maqedoninë e Veriut, një vajzë 24 vjeçare nga Tetova

Sot është regjistruar viktima më e re në moshë nga virusi korona në vendin tonë. Bëhet fjalë për 24 vjeçaren nga Tetova ,e cila ndodhej për kurim në Klinikën Infektive në Shkup. Viktima në fjalë është një nga 8 personat e infektuar me COVID-19 që kanë humbur jetën gjatë 24 orëve të fundit. Ndërsa viktima më e moshuar është 83 vjeç. Gjatë 24 orëve të fundit numër më të lartë të viktimave ka Tetova, 4. Numri i të infektuarve nga 1545 teste për COVID-19 është 199. Prej tyre 90 persona ozitiv janë nga Shkupi, 24 nga Sveti Nikolla, 17 nga...