Kreu i OBSH-së nuk mbante lotët: Ne nuk mund ta mposhtim COVID-19 të ndarë

Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetit, Tedros Adhanom Ghebreyesus, u lut për unitet ndërkombëtar për të luftuar pandeminë shkatërruese të botës, në vazhdën e synimit të paralajmëruar të presidentit amerikan Donald Trump për të lënë organizatën. Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, me lot në sy, Tedros tha se armiku i vërtetë nuk ishte vetë virusi por “mungesa e udhëheqjes dhe solidaritetit në nivel global dhe në nivel kombëtar”. “Sa e vështirë është për njerëzit që të bashkohen për të luftuar një armik të përbashkët që po vret njerëz pa dallim?”, pyeti ai në një konferencë në Gjenevë....