Merkel tregon se cila është mënyra e vetme për të mposhtur koronavirusin

Kancelarja gjermane, Angela Merkel tha sot se pandemia e coronavirusit mund të mposhtet vetëm përmes bashkëpunimit global dhe theksoi pjesëmarrjen e vendit të saj në organe ndërkombëtare si Organizata Botërore e Shëndetësisë. “Ne kemi shansin të mposhtim pandemitë aktuale dhe të ardhshme vetëm nëse mund të gjejmë përgjigje globale ndaj kërcënimeve globale”, tha ajo në mesazhin e saj javor. Kancelarja gjithashtu theksoi se pikërisht për këtë arsye Gjermania merr pjesë në programet e organizatave globale si OBSH, Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe Banka Botërore, raporton ATSh. Mesazhi vjen pasi SHBA njoftoi zyrtarisht sekretarin e përgjithshëm të OKB se do të...