Lufta kundër koronavirusit, BE siguron 80 milion euro mbështetje për Maqedoninë e Veriut

Bashkimi Evropian (BE) do të sigurojë 80 milionë euro mbështetje makro-financiare për Maqedoninë e Veriut për shkak të pandemisë së Covid-19. Komisioni Evropian njoftoi se është nënshkruar një memorandum mirëkuptimi për të siguruar mbështetje financiare për Maqedoninë e Veriut. Këto fonde do të jenë në dispozicion në formën e kredive afatgjata me kushte shumë të favorshme. “Fondet do të kontribuojnë në përmirësimin e stabilitetit makroekonomik dhe krijimin e hapësirës për shpërndarjen e burimeve për t’i zbutur pasojat serioze negative socio-ekonomike të pandemisë së koronavirusit”, informon KE. Programi për Maqedoninë e Veriut është me vlerë prej 160 milion eurove. “Sot nënshkruam...