Hoti kthehet nga Brukseli: Asnjë kompromis me Serbinë

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti është kthyer nga Brukseli dhe ka folur për takimin me Vuçiçin në Bruksel.

Ai ka thënë se Presidenti serb ka shprehur pakënaqësitë e veta, ndwrsa kryeministri kosovar tha se nuk lëviz nga qëndrimet e tij dhe të Kosovës.

“Në tavolinë pala serbe tregon pakënaqësinë e vet dhe reagimi jonë ka qenë i kulturuar shtetëror dhe me qëndrime të qarta pse jemi në këtë tavolinë. Unë mund të flas vetëm për qëndrimin tonë. Ne jemi në këtë proces për të mbyllur çështjet e hapura me Serbinë duke mos e cenuar intergitetin territorial. Ne besojmë thellë se dialogu nuk ka alternativë, ne jemi këtu do të qëndrojmë në tavoline të dialogut deri të arrijmë marrëveshjen por nuk lëvizim prej qëndrimeve. Nuk do të bëjmë asnjë kompromis por vetëm njohje reciproke”, tha Hoti në emisionin Pressing.