Ali Ahmeti: Më ka ftuar Gjykata Speciale në Hagë dhe do të shkoj

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti është ftuar nga Gjykata Speciale me seli në Hagë. Këtë informacion e ka konfirmuar vetë Ahmeti për TV21.

“Po, është e vërtetë. Më ka ftuar Specialja dhe do të shkoj”, – tha Ahmeti.

Ahmeti është ftuar nga Specialja në rolin e dëshmitarit.

Paraprakisht Gjykata Speciale intervistoi presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin në lidhje me luftén e Kosovës me Serbinë. Nuk dihet nëse edhe ftesa e Ahmetit ka të bëj me intervistimin ose jo të Thaçit.