Lajme

Nga 1 dhjetori ndryshojnë rregullat për pushimet mjekësore – ja çfarë duhet të dini

Nga 1 dhjetori ndryshojnë rregullat për pushimet mjekësore në Maqedoninë e Veriut Nga 1 dhjetori hyn në fuqi rregullorja e re për mënyrën e përcaktimit dhe kontrollit të pushimeve mjekësore në Maqedoninë e Veriut. Ndryshimet prekin kompetencat e mjekëve amë, kohëzgjatjen e pushimit për diagnoza të caktuara dhe procedurat e kontrollit. Sipas rregullave të reja, mjeku amë do të mund të përcaktojë pushim mjekësor pa konstatim nga specialisti për një periudhë deri në 5 ditë, ndërsa aktualisht kjo periudhë është deri në 7 ditë. Megjithatë, për disa diagnoza të përcaktuara, pushimi mjekësor mund të zgjasë deri në 15 ditë, me...

Continue reading...

Sulm me thikë në një shkollë, një mësuese e humbë jetën dhe disa persona plagosen

Sulm i rëndë në një shkollë në Sllovaki, një mësuese humb jetën dhe dy persona plagosen Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një shkollë në qytetin Staškov, në distriktin e Čadcës, në veriperëndim të Sllovakisë, ku një person ka humbur jetën dhe dy të tjerë janë plagosur. Sipas shërbimeve të emergjencës, një nxënës dyshohet se ka sulmuar me një objekt të mprehtë disa persona brenda ambienteve të shkollës. Si pasojë e plagëve, një mësuese 61-vjeçare ka ndërruar jetë. Ndërkohë, një fëmijë dhe një grua 44-vjeçare kanë mbetur të plagosur dhe janë transportuar me urgjencë në spital. Sipas autoriteteve shëndetësore,...

Continue reading...

Tragjedi në stadium, 16-vjeçari shqiptar humb jetën pas goditjes në kokë

Një ngjarje tragjike ka tronditur futbollin në Kavala të Greqisë, ku një futbollist 16-vjeçar me origjinë shqiptare ka humbur jetën pas një dëmtimi të rëndë në kokë gjatë një ndeshjeje në ishullin Thassos. 16-vjeçari Asllan Gjana, pjesë e skuadrës Byronas Kavala, po luante kundër Aiandas Panagias në një ndeshje të kategorisë së dytë të Shoqatës së Futbollit të Kavalës. Incidenti ndodhi që në minutën e dytë të takimit. Gjatë një dyluftimi për topin, futbollisti doli jashtë fushës dhe u përplas me pjesën e pasme të kokës në gardhin rrethues të stadiumit. Pas goditjes, ai humbi ndjenjat. Ndeshja u ndërpre menjëherë...

Continue reading...

Tronditen tregjet globale, nafta “fluturon” në nivele të larta

Tregjet globale vijojnë të përballen me pasiguri të lartë, ndërsa çmimet e naftës u rritën sërish të martën, të ndikuara nga zhvillimet në Lindjen e Mesme dhe pasiguria rreth negociatave mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit. Rritja e kostove të energjisë po shton gjithashtu shqetësimet për inflacionin dhe politikën monetare. Nafta Brent, referenca ndërkombëtare, u rrit me rreth 2 për qind, duke kaluar mbi 107 dollarë për fuçi. Ndërkohë, nafta amerikane WTI u rrit me rreth 1.8 për qind, duke kaluar nivelin e 94 dollarëve për fuçi. Çmimet mbeten ndjeshëm mbi nivelet e fundit të shkurtit, përpara përshkallëzimit të konfliktit...

Continue reading...

Gjykata e Apelit vendos për Joz Markun – ja çfarë u vendos

Gjykata e Apelit ka dhënë vendimin për këngëtarin Jozef Marku, duke caktuar ndaj tij masën e sigurisë “detyrim për t’u paraqitur”. Marku u arrestua në fillim të muajit shtator, pas publikimit të pamjeve filmike ku ai, së bashku me disa persona të tjerë, shfaqet duke dhunuar Eduard Kuçin. Sipas të dhënave të bëra publike gjatë hetimit, ngjarja dyshohet se ka ndodhur pranë mbikalimit të Rinasit. Në pamjet e publikuara, Kuçi shihet teksa ndalohet në rrugë dhe nxirret nga automjeti i tij nga disa persona. Hetimet kanë ngritur gjithashtu dyshime se për ndalimin e Kuçit është përdorur një tabelë identifikuese e...

Continue reading...

ZBARDHEN EMRAT! Këta janë gjyqtarët që pritet të shqyrtojnë në Apel rastin e ish-krerëve të UÇK-së

Caktohet Paneli i Apelit në rastin e ish-krerëve të UÇK-së Michele Pichard, Kai Ambos dhe Nina Jørgensen janë caktuar për të përbërë Panelin e Apelit në rastin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). Sipas informacionit të publikuar nga gazetari Besian Beha, Paneli do të kryesohet nga gjyqtarja franceze Michele Pichard, ndërsa anëtarë të tij do të jenë gjyqtari gjerman Kai Ambos dhe gjyqtarja norvegjeze Nina Jørgensen. Përbërja e Panelit: * Michele Pichard – Kryetare e Panelit, Francë * Kai Ambos – Anëtar i Panelit, Gjermani * Nina Jørgensen – Anëtare e Panelit, Norvegji Sipas të njëjtit informacion, kjo...

Continue reading...

LAJMI I FUNDIT: Tragjedi në një autoservis në Maqedoni

Një 43-vjeçar gjendet i pajetë në një autoservis në Manastir Një 43-vjeçar nga Manastiri është gjetur i pajetë në një autoservis në qytet, njoftoi policia. Sipas informacioneve nga SPB Manastir, më 28 shtator, rreth orës 09:00, zyrtarë policorë kanë kryer këqyrje në një autoservis në rrugën „Makedonska Falanga“, pasi më herët ishte raportuar se aty ishte gjetur i pajetë F.E. (43) nga Manastiri. Ekipi i Ndihmës së Shpejtë Mjekësore në Manastir ka konstatuar vdekjen, ndërsa sipas të dhënave fillestare nuk janë vërejtur shenja të dukshme dhune. Me urdhër të prokurorit publik, trupi i pajetë është dërguar për autopsi, e cila...

Continue reading...

Kërcënohet publikisht Ramush Haradinaj

Një llogari e dyshimtë në rrjete sociale ka publikuar një koment me përmbajtje të rëndë kërcënuese në profilin zyrtar të ish-kryetarit të Aleancës, Ramush Haradinajt. Profil i shkruar në gjuhën cirilike nën emrin “Goran Gogo Frkz”, i cili sipas të dhënave fillestare paraqitet si një profil rus apo me mbështetje ruse, ka lënë një mesazh ekstremisht fyes dhe degradues në seksionin e komenteve. Në këtë reagim shkruhet tekstualisht: “Oooo teroristicki kozojebu , jebat cemo ti sve zensko u familiji brzih dana” (Përkthimi: “Ooo terrorist…, do t’ia q*jmë krejt femrat e familjes tënde brenda pak ditësh”). Gjuha e përdorur mbart një...

Continue reading...

Syla zbulon çfarë, sipas tij, po e shqetëson Kurtin: Protestat për ish-krerët e UÇK-së

Syla ka deklaruar se zhbërja e Gjykatës Speciale nuk do të ishte një veprim i duhur, duke vlerësuar se rruga për ndryshime duhet të ndiqet përmes procedurave ligjore. Ai tha se kryeministri Albin Kurti ka mundësi të ndërmarrë hapa në këtë drejtim, por, sipas tij, Kurti po frikësohet nga protestat në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së. “Që dy javë protesta është duke u rritur. Kur thotë Albulena Haxhiu ‘jo në emrin tim’, nuk e di a e ka për fushatën zgjedhore apo e ka prej tutës së kësaj”, ka deklaruar Syla. Sipas tij, votimi i një ligji do të ishte...

Continue reading...

Po kërkonte një vend për kamping, por zbuloi diçka që kishte 390 milionë vite nën tokë

Po kërkonte një vend për kamping në Google Earth, por zbuloi një krater 390 milionë vjeçar Një kërkim i zakonshëm në hartat satelitore për një udhëtim kampingu çoi në një zbulim të jashtëzakonshëm në Quebec të Kanadasë. Astronomi amator Joël Lapointe po përgatitej në vitin 2024 për një udhëtim në rajonin e largët Côte-Nord, kur vuri re në hartat satelitore një formacion të madh rrethor pranë liqenit Marsal. Forma e terrenit i ngjalli dyshimin se mund të bëhej fjalë për një krater të krijuar nga përplasja e një meteori. (NASA Science) Lapointe e raportoi zbulimin te studiuesit dhe më pas...

Continue reading...