ZBARDHEN EMRAT! Këta janë gjyqtarët që pritet të shqyrtojnë në Apel rastin e ish-krerëve të UÇK-së

Caktohet Paneli i Apelit në rastin e ish-krerëve të UÇK-së

Michele Pichard, Kai Ambos dhe Nina Jørgensen janë caktuar për të përbërë Panelin e Apelit në rastin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Sipas informacionit të publikuar nga gazetari Besian Beha, Paneli do të kryesohet nga gjyqtarja franceze Michele Pichard, ndërsa anëtarë të tij do të jenë gjyqtari gjerman Kai Ambos dhe gjyqtarja norvegjeze Nina Jørgensen.

Përbërja e Panelit:

* Michele Pichard – Kryetare e Panelit, Francë
* Kai Ambos – Anëtar i Panelit, Gjermani
* Nina Jørgensen – Anëtare e Panelit, Norvegji

Sipas të njëjtit informacion, kjo përbërje e Panelit të Apelit ka shqyrtuar edhe çështjet e Salih Mustafës dhe Pjetër Shalës.

Caktimi i Panelit bëhet në kuadër të procedurave të apelit në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së, duke shënuar një fazë të re të procesit gjyqësor.