Lajme

Dugolli: Çështja e presidentit jo problematike, partitë opozitare të mos e bllokojnë Kosovën

Ish ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bujar Dugolli, thotë se partitë politike që kanë humbur në zgjedhje nuk duhet ta bllokojnë Kosovën, ndërsa nuk e sheh problematike çështjen e zgjedhjes së presidentit, pasi sipas tij Lëvizja Vetëvendosje ka vota të mjaftueshme. Për të mbijetuar, qeveria e re duhet të sigurohet se do të ketë mbështetjen e 2/3 në Kuvend, pasi më së largu në prill të këtij viti, duhet të fillojnë procedurat për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit.Kushtetuta e përcakton se presidenti i Republikës duhet të zgjidhet me të paktën 61 vota (në raundin e tretë), por kërkon...

Continue reading...

Turqia apo Greqia, cili shtet është më i fuqishëm në fushën e betejës?

Turqia dhe Greqia janë në një rivalitet të gjatë që prej themelimit të shtetit grek në fillim të shekullit XIX. Mes tyre janë zhvilluar beteja që prej asaj kohe deri në shembjen e Perandorisë Osmane dhe më tej, atë të viteve 1919-1923, të cilën turqit e quajne “Lufta për Shpëtim”. Në atë luftë, Greqia humbi përballë Turqisë, ndërsa vazhdimisht janë fërkuar në Egje duke shkuar në prag të luftës siç ishte pushtimi i Qipros nga Turqia, incidenti për ishujt në vitin 1996 dhe ajo që po ndodh gjatë muajve të fundit, ku rivaliteti është shtuar edhe për shkak të gjetjes...

Continue reading...

Fitorja e Kurtit dhe Osmanit, çfarë pritet pas zgjedhjeve në Kosovë?

Lëvizja Vetëvendosje (LVV) në zgjedhjet e së dielës mori mbi 150,000 vota më shumë se në zgjedhjet e 2019. Në bazë të 98% të votave të numëruara, Vetëvendosje fitoi 48% të votave apo mbi 374 mijë. Por, a do të mundet ky subjekt politik që i vetëm të krijojë qeverinë? Me rezultatin aktual, LVV mund të ketë rreth 52 ose 53 deputetë, por rezultati final do të dihet pas numërimit të votave me kusht, dhe votave përmes postës. Në KQZ, deri më 12 shkurt, kanë arritur 43.447 pako me fletëvotime nga jashtë, të cilat do të hapen më 15 shkurt...

Continue reading...

Rama uron forcat politike në Kosovë dhe VV si fituese ‘të qartë’: Vullneti i popullit të mishërohet në një kapitull të ri për vendin

Kryeministri Edi Rama ka përshëndetur të gjitha forcat politike në Kosovë dhe Lëvizjen Vetëvendosje si fituese të zgjedhjeve parlamentare të mbajtura më 14 shkurt në Kosovë. Në një postim në “Twitter”, kreu i qeverisë shqiptare uron që vullneti i popullit të Kosovës të mishërohet në një kapitull të ri për vendin. “Përshëndetje të gjitha forcave politike në Kosovë dhe posaçërisht fituesve të qartë të zgjedhjeve, LVV, me urimin që vullneti i popullit të Kosovës të mishërohet në një kapitull të ri për Kosovën, me qeveri të qëndrueshme, dialog konstruktiv ndërpartiak, zhvillim ekonomik&social🇽🇰”, shkruan Rama.

Continue reading...

Veton Surroi: Më 14 shkurt Kosova prodhoi një revolucion zgjedhor, LVV mori mandatin e shumicës kundër kapjes së shtetit

Veton Surroi ka komentuar procesin e zgjedhjeve në Kosovë. Në një status në Facebook, Surooi shkruan se më 14 shkurt Kosova prodhoi një revolucion zgjedhor, duke përmbysur konceptin e deritanishëm të elitave politike në pushtet, shkruan InfoShqip. Referuar fitores së Albin Kurtit, Surroi shkruan se LVV morri mandatin e paprecedent të shumicës kundër kapjes së shtetit e për avancimin e tij si shtet zhvillimor, të drejtësisë sociale e sundimit të së drejtës. Statusi i plotë: “Më 14 shkurt Kosova prodhoi një revolucion zgjedhor, duke përmbysur konceptin e deritanishëm të elitave politike në pushtet. LVV morri mandatin e paprecedent të shumicës...

Continue reading...

Vjen reagimi nga Nisma: Ju garantojmë se kjo është vetëm një betejë e humbur

Zyrtari i Nismës Socialdemokrate, Vesel Krasniqi ka shkruar pas rezultateve të para të zgjedhjeve nga të cilat ky subjekt del se nuk e ka kaluar pragun. Në një shkrim në Facebook, Krasniqi i ka falenderuar aktivistët për mbështetjen, duke thënë se kjo është vetëm një betejë e humbur. “Të nderuar mbështetës dhe simpatizant të Nisma-Socialdemokrate, nga zemra ju falenderojë për mbështetjen dhe tër aktivitetin tuaj që keni dhënë gjatë këtyre ditëve. Ju garantojmë se kjo është vetëm një betejë e humbur, por luftën politike në mbrojtje të vlerave Kombëtare ME ÇLIRIMTARËT dhe PËR ÇLIRIMTARËT do ta vazhdojmë dhe do ta...

Continue reading...

Zgjedhjet në Kosovë, vjen reagimi i parë nga Serbia

Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Nikola Selakoviç, është i pari zyrtar serb që ka reaguar pas rezultateve paraprake të zgjedhjeve në Kosovë. Selakoviç i ka dërguar urime Listës Serbe për mandatet e fituara në zgjedhjet e djeshme parlamentare në Kosovë. “Çdo urim për fitoren e madhe për vëllezërit dhe motrat e dashur nga Lista Serbe. Gëzuar Ditën e Shtetit”, shkruan Selakoviç në rrjetin social Instagram. Ndërkohë kujtojmë se Lëvizja Vetëvendosje ka fituar shumicën e votave në zgjedhjet e djeshme, sipas rezultateve nga numërimi i shumicës së fletëvotimeve.

Continue reading...

“Shqiptarë, ejani këtu!” Nga “dëbimi”, te thirrja për investime, kthesa ekstreme e ministrit grek

Ministri i Zhvillimit dhe Investimeve Adonis Georgiadis, ftoi komunitetin e biznesit nga Shqipëria, por edhe nga rajoni i gjerë i Ballkanit, për të investuar në Greqi. Georgiadis theksoi se biznesmenët shqiptarë janë të mirëpritur në Greqi, si dhe shumë grekë janë aktivë në Shqipëri dhe theksoi se në të ardhmen të dy vendet mund të kenë lidhje më të forta ekonomike, në kontekstin e një marrëdhënieje më të ngushtë evropiane. Ftesa e ministrit për investitorët shqiptarë ka bërë jehonë në Greqi. Përse? Mediat kanë rikthyer deklaratat e Adonis Georgiadis disa vite më parë, në 2011 kur thoshte se shqiptarët duhet...

Continue reading...

Kryemadhi i vendosur: LSi do ketë listë më vete

Në një kohë që zgjedhjet janë gjithnjë e më afër, opozita e bashkuar nuk ka dalë akoma në një vendim të hapur nëse do të kandidojnë në një listë. Kryetarja e LSi, Monika Kryemadhi tha në Open se LSI do të ketë një listë më vete. Kryemadhi: Duhet të rishikojmë stilistikën për koaliconet, kemi një koalicion që është opozita e bashkuar që do ja gjejmë emrin më vonë, po nëse do ketë një listë, dy apo 3 do shihet më vonë. Po sigurisht që LSI do ketë një listë ku do ketë kandidatët e veta dhe PD do kenë një...

Continue reading...

PE shuplak Ramës për BE-në: Plotëso kushtet për anëtarsim

Koordinatori për Zgjerimin në Parlamentin Europian, Michael Gahler paralajmëron kreun e Rilindjes Rama që të mos përgojojë më BE por të plotsojë kushtet për integrimin e Shqipërisë në Europë. Gahler i kërkon Ramës që të ketë kujdes me pazaret joeuropiane, drejtësinë, pastrimin e parave, zgjedhjet lokale të 2019 dhe Lirinë e Mediave. Mos përgojo BE-në, plotëso kushtet për anëtarësim Koordinatori për Politikën e Jashtme dhe Zgjerimin në Parlamentin Europian, Michael Gahler, kritikoi qeverinë në Tiranë për përgojimin që ku i fundit i ka bërë qëndrimin e tij jomiqësor ndaj Bashkimit Europian. Duke iu referuar Turqisë, Gahler i kujton Ramës se...

Continue reading...