Kryemadhi i vendosur: LSi do ketë listë më vete

Në një kohë që zgjedhjet janë gjithnjë e më afër, opozita e bashkuar nuk ka dalë akoma në një vendim të hapur nëse do të kandidojnë në një listë.

Kryetarja e LSi, Monika Kryemadhi tha në Open se LSI do të ketë një listë më vete.

Kryemadhi: Duhet të rishikojmë stilistikën për koaliconet, kemi një koalicion që është opozita e bashkuar që do ja gjejmë emrin më vonë, po nëse do ketë një listë, dy apo 3 do shihet më vonë.

Po sigurisht që LSI do ketë një listë ku do ketë kandidatët e veta dhe PD do kenë një listë. Jemi në diskutime për 2-3 qarqe, është një lloj perceptimi sikur ndahen vota, po duke qene listë e hapur jo.