PE shuplak Ramës për BE-në: Plotëso kushtet për anëtarsim

Koordinatori për Zgjerimin në Parlamentin Europian, Michael Gahler paralajmëron kreun e Rilindjes Rama që të mos përgojojë më BE por të plotsojë kushtet për integrimin e Shqipërisë në Europë. Gahler i kërkon Ramës që të ketë kujdes me pazaret joeuropiane, drejtësinë, pastrimin e parave, zgjedhjet lokale të 2019 dhe Lirinë e Mediave.

Mos përgojo BE-në, plotëso kushtet për anëtarësim

Koordinatori për Politikën e Jashtme dhe Zgjerimin në Parlamentin Europian, Michael Gahler, kritikoi qeverinë në Tiranë për përgojimin që ku i fundit i ka bërë qëndrimin e tij jomiqësor ndaj Bashkimit Europian. Duke iu referuar Turqisë, Gahler i kujton Ramës se duhet të ketë kujdes me pazaret joeuropiane dhe me shtete jomiqësore ndaj Europës. Koordinatori për Politikën e Jashtme dhe Zgjerimin në Parlamentin Europian, Michael Gahler vë në dukje, gjitjashtu, kushtet e papërmbushura nga Shqipëria për nisjen e negociatave dhe apelon qeverinë që të plotësojë e jo të mohojë kushtet.

Reagimi i Koordinatorit për Politikën e Jashtme dhe Zgjerimin në Parlamentin Europian, Michael Gahler

Kur bëhet fjalë për kushtet që Shqipëria duhet të përmbushë përpara fillimit të negociatave të pranimit, miqtë e një Shqipërie europiane nuk duhet të irritohen shumë dhe për kohë të gjatë nga ata që kanë për detyrë t’i përmbushin! Dmth nga qeveria! Konkluzionet e Këshillit Europian janë të ditura, rekomandimet e Komisionit të Venecias janë të ditura, teksti dhe fryma e marrëveshjes së 5 qershorit është e ditur! Kjo e fundit është shkelur, ndërkohë që nuk ka progress në shumë kushte.

-Ligji për median nuk është përmirësuar;

-zyrtarë të përfshirë në manipulimin e votave i kanë shpëtuar ndjekjes penale;

-gjithashtu zyrtarë të lartë të qeverisë e ish magjistratë të gjyqesorit të përfshirë në korrupsion i kanë shpëtuar ndjekjes penale;

-pastrimi i parave mbetet një shqetësim i paadresuar, nisur edhe nga skandali i fundit;

-kushtetueshmëria e zgjedhjeve lokale të 2019 ende nuk është sqaruar;

-ngritja e institucioneve të reja të gjyqësorit është e ngadaltë;

Qeveria në Tiranë nuk duhet të provokojë miqtë e Shqipërisë europiane, qoftë duke mohuar këto kushte apo duke përgojuar BE për ndihmën e saj ose duke bërë marrëveshje me palë të treta në shkelje të ligjit europian. Këto janë çeshtjet që kam ngritur në forume europiane e do të vazhdoj të ngre për hir të besueshmërisë së vendit dhe të ecurisë së shpejtë drejt anëtarësimit.